Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një helikopteri ku një pasagjere ka tentuar që të tërheqë një levë e cila mund të ishte fatale për fatin e tyre.
Piloti është mërzitur me veprimin e gruas dhe ka kërkuar që të mos prekë asgjë pasi mund të shkaktojë rrëzim të helikopterit që po fluturonte mbi Grand Canyon.
Në një video të publikuar në mediat e huaja piloti dëgjohet duke i thënë pasagjeres mos ta prekë “jo, kjo do të na vrasë”.
Siç shpjegohet nga mediat ndërkombëtare, turistja, e cila mendonte se levat dhe butonat e tjerë të helikopterit ishin një lodër, u përpoq të tërhiqte levën që kontrollon frenimin e helikave, levë që bën që helikat të mos punojnë.
Sidoqoftë, leva specifike mund të përdoret vetëm kur helikopteri është në tokë dhe jo kur është në ajër, si në këtë rast të veçantë.
Megjithatë, pas uljes së helikopterit, gruaja falënderoi pilotin për shpëtimin e jetës së tyre “dhe ai qeshi, duke tundur kokën me përbuzje dhe duke thënë: “Oh Zoti im”.