Një 22 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë pas një sherri me thika në veri të Londrës.
Mediat angleze raportojnë se i riu me inicialet E.H. është përfshirë në një sherr mes disa personave ku për pasojë ka mbetur i vrarë me thikë.
Sipas njoftimeve, ngjarja tronditëse ka ndodhur në periferi të Londrës rreth orës 23:50 të 11 Korrikut, por identiteti i viktimës u bë publik nga policia mbrëmjen e së djeshmes.
I riu shqiptar e ka humbur jetën gjatë transportimit për në spital, pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.
Policia londineze ka deklaruar se familjarëve të 22-vjeçarit po i ofrohet mbështetja e nevojshme, ndërkohë që hetimet për ngjarjen e rëndë vijojnë.
Autoritetet kanë arrestuar një 24-vjeçar, i dyshuar si autor i ngjarjes, por me vendim gjykate u la në liri me kusht./