Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas rritjes së ndjeshme të çmimit të karburanteve në fillim të muajit mars, kur nafta arriti deri në 260 lekë për litër, nga 192 lekë, që ishte në fund të shkurtit, me një shtrenjtim prej rreth 35%, për stabilizimin e tyre, qeveria ndërhyri me ngritjen e Bordit të Transparencës.

Bordi u shfuqizua më 7 qershor, ku rezulton që edhe disa javë pas shfuqizimit të tij në treg, çmimet kanë mbetur të pandryshuara.

Rënia e çmimit ka ndikuar në shtimin e konsumit. Importet e karburanteve në periudhën janar-maj 2023, sipas të dhënave të MFE kanë shënuar rritje rreth 7% krahasuar me të njëjtën periudhë paraardhëse.

Shoqata e Hidrokarbureve thekson se niveli aktual i çmimeve është minimal. Sipas tyre, janë taksat ato që ndikojnë te çmimet e karburanteve. Me çmimin aktual të karburantit, 120 lekë nga totali i çmimit, apo 70% të tyre, zënë taksat sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

Në Shqipëri, nafta është e ngarkuar me 5 taksa shtetërore, si: akciza, taksa e qarkullimit, taksë karboni, TVSH dhe taksë rilicencimi dhe 3 taksa që paguhen nëpërmjet koncesioneve, si taksa për markimin, skanimin dhe pompat. Nga tre taksat koncesionare, nafta ngarkohet në çmim me 4,6 lekë për litër, sipas Shoqatës së Hidrokarbureve.

“Habitem se si disa teoricienë bëjnë sikur shqetësohen për çmimet e naftës dhe nuk e ngrenë zërin për heqjen e taksave që janë pa vlerë dhe ka përfitime veç për atë që i vjel, si markimi, skanimi dhe kalibrimi. Këto taksa e rrisin çmimin e naftës me 4,6 lekë për litër”, thekson Luigji Aliaj.

Në Maqedoninë e Veriut, taksat direkte mbi naftën janë vetëm akciza dhe TVSH 18%. Produkti i naftës në këtë shtet nuk është i ngarkuar me taksën e qarkullimit dhe të koncesioneve.

Lexo edhe :  5-mujori: Zgjedhjet ‘kursyen’ 128 mln €, u shpenzuan 2.6 mld euro

Konkretisht kontrata e koncesionit të markimit jo vetëm që nuk arrin të realizojë kontrollin e cilësisë së naftës dhe të luftojë kontrabandën, rëndon te çmimi aktual i naftës me 1 lekë për litër. Për naftën e markuar është përcaktuar tarifa e 614 lekëve (me TVSH) në nivelin e 1,000 litrave.

Naftës i largohet bordi, por nuk hiqen tre taksat e koncesioneve

Kryetari i Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigji Aliaj, pohoi se nëse importuesit nuk do ta paguanin këtë tarifë, çmimi automatikisht i naftës do të ulej 1 lekë për litër.

Ndërsa nga 1 janari, këtyre taksave iu shtua dhe indeksimi i inflacionit, që sipas aktorëve duhet të rishikohet çdo tre muaj. Vetëm nga indeksimi i inflacionit, nafta është shtrenjtuar me rreth 3-4 lekë për litër./Monitor.al

Të fundit

256 mijë mjete debitore, DPSHTRR: Do u ndalohet marrja e shërbimeve për automjetet

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka ngritur shqetësimin për numrin e lartë të mjeteve motorike që...

“Nëndetëset, arma e tyre e heshtur”/ Çfarë dihet për flotën e Iranit në Gjirik Persik

Në sfondin e tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme, marina iraniane po shfaqet gjithnjë e më shumë si një komponent thelbësor i strategjisë...

“Më keni vjedh votat! S’më rr*het për policinë”/ Plas sherri mes Dogjanit dhe Rusmalit

Debate në Pallatin e sportit Farie Hoti, teksa po rinumërohen votat preferenciale për qarkun e Tiranës, mes Asllan Dogjanit dhe anëtarit të KAS, Ilir...

Konfirmohet vatra e parë e Murtajës së Bagëtive në Libohovë, 256 krerë në karantinë

Është konfirmuar vatra e parë e murtajës së ruminantëve të vegjël në zonën e Libohovës, Gjirokastër. Për të frenuar përhapjen e infeksionit, 256 krerë...

Ngushtica e Hormuzit: 3 kilometrat më të ndjeshme të ekonomisë botërore

Ngushtica e Hormuzit ka një gjerësi prej 33 kilometrash në pikën e saj më të ngushtë, midis Gadishullit Arabik në jug dhe Iranit në...

Lajme të tjera

Web TV