Rama: Nuk mund të baltoset qeveria për pazare personale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka dalë dje në një konferencë për shtyp ashyu siç e lajmëroi vet, ku ka folur për votimin në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetit socialist, Arben Ahmetaj.

Në fjalën e tij kreu i qeverisë u theksoi se nuk pajtohet dot me askënd që “abuzon me besimin e dhënë nga shqiptarët për ta kthyer mandatin në një mundësi për të fryrë xhepat e tij.

“Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para atyre, unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me këtë besim duke thyer mandatin e votuesve tanë dhe të besimit tim me një mundësi për të fryrë xhepin me anë të pushtetit”, është shprehur Rama. Ai tha se Reforma në Drejtësi është një test për Partinë Socialiste dhe për Qeverinë.

Ndërsa tha se ishte i gatshëm të duronte baltën e kundërshtarit, ai tha se nuk mund ta falte dot që njerëzit që punuan për xhepin e tyre të fshihehsin pas partisë. “Ne votuam një kërkesë të SPAK, ishte një tjetër test për ne. Si nismëtarët e Reformës në Drejtësi kush më ka dëgjuar qysh në krye të herës e ka ditur se e kam kërkuar me ngulm këtë gjë.

E kam menduar shumë mirë çfarë flas dhe kam menduar shumë mirë ç’kam thënë. Kam pasur parasysh edhe vetë kulturën mjerane të një drejtësie të egër për njeriun e zakonshëm dhe të gjunjëzuar para dikujt në pushtet, një kulturë që Shqipëria e ka pasur qysh në krijimin e vetë.

Që kur e kemi bërë këtë reformë nuk kishte ndodhur kurrë. Kur një njeri me pushtet është dënuar si ish kryeministri Fatos Nano ishte rasti i fundit i traditës shqiptare e burgosjes së kundërshtarit politik. Diktatura ishte shëmbëlltyra e drejtësisë sipas oreksit të të parit. Nuk kam folur për të qenë në rregull me manualin e komunikimit si paraardhësit e mi, jam përpjekur pa pushim që ta miratoj atë, edhe pse ka pasur kosto dhe kur ndodh kur ajo funksionon në ndonjë formë jo fort bindëse, tha Rama.

Lexo edhe :  Tensionet në Parlament/ Rama: Këto tensione bëhen për hallin e një individi

Ai tha shqiptarët i kanë besuar një mission të cilët ai nuk do ti zhgënjejë. “Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe para atyre, unë nuk pajtohem dot me askënd që abuzon me këtë besim duke thyer mandatin e votuesve tanë dhe të besimit tim me një mundësi për të fryrë xhepin me anë të pushtetit. Unë jam gati të mbaj pa asnjë ankim, baltën pa ankim që kundërshtarët që më hedhin në surrat e në gjoks prej vitesh. Por nuk kam qenë, nuk jam e nuk do të jem kurrë gati të mbaj mbi shpinën e partisë socialiste askënd që e kujton shpinën e madhe të familjes sonë politike, kurrizin e një kali. E kam ditur mirë se çfarë them e çfarë vjen.

T’i thuash këto dhe të përpiqesh që këto të ndohin dhe të fillosh të shohësh që të ndodhin kështu nuk ka si të jeët e njëta gjë. Ta garantosh me bindje ne vazhdimësiën saj. Arben Ahmetaj nuk është një njeri panjohur për mua, nuk më takon mua të thems e Ahmetaj është i pafajshëm”, tha Rama. Ai tha se iu vu para një dosje voluminoze dhe nuk mund të ndalonin SPAK që të kryente arrestimin e ish-ministrit.

“Kjo histori është e vështirë të tregohet si sukses, sepse bëhet fjalë për njerëz të ndaluar, dënuar e hetuar. ArbEn Ahmetaj nuk është një bashkëpunëtor i largët me mua, është një nga bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë. Nuk më takon mua të them nëse është fajtor apo i pafajshëm, por ndryshe nga një rast i disa viteve më parë kur kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar, kjo e sotmja duhet të autorizuar pa asnjë dyshim. Na u vu para dosja e një punë voluminoze hetimore.

Gjykata do ta thotë. Ajo dosje krijon dyshime se dyshime të mjaftueshme që mos ta ndalojmë SPAK për kontroll. Është në dorë të drejtësisë, nëse është një rast fajësie apo pafajësie”, tha Rama.

 

Të fundit

Ceremonitë/ Dita e çlirimit, politika ende e “pushtuar” nga datat

Në varrezat e Dëshmorëve në Tiranë janë mbajtur dje disa ceremoni për 79-vjetorin e çlirimit të vendit. Krerët e...

Beleri dhe Greqia/ Na jepni çelësat e burgut, t’ju japim integrimin

Greqia vijon të këmbëngulë në lirimin nga burgu të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Shteti fqinj po përdor veton për të penguar...

40% e burrave dhe 58% e grave në Shqipëri kanë vuajtur nga simptomat e shëndetit mendor

Gati më shumë se gjysma e popullsisë së Shqipërisë ka vuajtur nga një lloj simptome e shëndetit mendor, vëren Raporti i Tranzicionit i BERZH...

Paundi britanik dhe euro, në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 nëntor 2023

Sot më 30 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.2 lekë dhe shitet me 94.3 lekë. Euro blihet me 102.3 lekë dhe shitet 103.2 lekë. Franga...

Lajme të tjera

Web TV