Veliaj pret Ekipin Kombëtar të MMA-së: Krenar për kupat që i sollët Tiranës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim sportistët e Ekipit Kombëtar të MMA-së, të cilët dolën të dytët në Kampionatin Ballkanik të Arteve Marciale Mikse, i mbajtur në muajin qershor.

Duke qenë se këtë vit Tirana është Qyteti Evropian i Sportit, Veliaj u shprehu mirënjohjen të gjithë lojtarëve që i sollën Shqipërisë medalje të tjera, edhe në një sport jo shumë të njohur dhe praktikuar në vendin tonë.

“Është një kënaqësi që jam këtu me superskuadrën tonë, e cila zuri vendin e dytë. Ka qenë vërtet një performancë e jashtëzakonshme. Jam shumë krenar për ju! E di, disa keni marrë vende të para, shumë të tjerë të dyta, shumë të tjerë të treta, por të qenit në vend të dytë në sporte si artet marciale, ku nuk kemi një traditë ndaj këtyre disiplinave, është vërtet mbresëlënëse.
Kemi filluar të fundit në këto aktivitete dhe tani kemi dalë në vend të dytë dhe jam i bindur se është vetëm çështje kohe derisa të shkojmë në vend të parë,” u shpreh Veliaj.
“Ju falenderoj shumë për profesionalizmin, për pasionin dhe për faktin se, që nga moshat e vogla deri te moshat e rritura, ne kemi ndërtuar një rrjet të arteve marciale që lulëzon në Tiranë. Zemra më bëhet mal që këto medalje vijnë kur Tirana është Qyteti Europian i Sportit.
Ne patëm Partizanin, që solli kupën në futboll, patëm Tiranën që solli kupën në basketboll, patëm Studentin, që solli kupën në disiplina të tjera, dhe më vjen mirë që edhe qytete të tjera si Shkodra, po prodhojnë një pafundësi talentesh. Jam vërtet krenar për çfarë kemi arritur,” tha më tej ai.

 

Lexo edhe :  Shtohen divorcet, sa kërkesa për zgjidhje martese kishte në vitin 2024

Ai u shpreh po ashtu, krenar për faktin se turneu i 7-të Ballkanik i MMA-së u zhvillua në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”.

“Më vjen mirë që kemi marrë një ftesë për të qenë mikpritës edhe i Kampionatit Botëror. Nuk do e merrnim dot këtë ftesë nëse Tirana s’do kishte provuar që di të bëjë aktivitete të mëdha dhe të disiplinuara.

Është një vend i sigurt, ku turisti nuk preket, ku ti, edhe në mes të natës mund të ecësh lirshëm. Në momentin që në Tiranë është krijuar ky ekosistem, ku vijnë edhe artistë të mëdhenj, si Enrique Iglesias apo Ricky Martin, e personalitete të mëdha botërore, siç kryeministri ka punuar edhe për procesin e Berlinit, edhe për Samitin e Ballkanit, ku erdhi i gjithë lidershipi i Evropës, atëherë bëhet më kollaj për të fituar të drejtën edhe të një kampionati botëror,” deklaroi më tej Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se deri më tani në Tiranë janë organizuar 600 aktivitete sportive, ndërsa synimi është që ashtu si në vitin e Rinisë, të arrihet në mbi 1000 aktivitete deri në fund të vitit.

Të fundit

Regjistrohen 14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste dërgohen në SPAK

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28...

Në një lidhje me Eglin? Reagon instruktori, kunja për ish-banoren e BBV?!


Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, thashethemet për një romancë të mundshme mes Eglit dhe Marios, instruktor në një palestër, kanë marrë dhenë. Ish-banori Gert...

SHBA kundër sanksioneve të reja ndaj Rusisë: Do kemi edhe 2 vite luftë nëse e bëjmë

Administrata amerikane ka abstenuar nga vendosja e sanksioneve të reja ndaj Rusisë për konfliktin në Ukrainë, duke besuar se një veprim i tillë do...

“Black-out” i energjisë elektrike! Spanja në kaos, hajdutët bëjnë “kërdinë” me vjedhje

Një ndërprerje totale e energjisë elektrike në Spanjë ka krijuar kaos dhe frikë në këtë vend. Përveç trafikut në trena dhe automjete, shumë kompani kanë...

“Rënia e euros, goditja më e rëndë për eksportuesit”- Berisha takim në një fasoneri

Kreu i PD-së Sali Berisha është zotuar se pas 11 majit për të kompensojë sipërmarrjet eksportuese që kanë pësuar humbje nga rënia e euros. Berisha...

Lajme të tjera

Web TV