test

Korrupsioni në Ministrinë e Shëndetësisë/ SPAK përfundon hetimet, çon kërkesën për gjykim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka mbyllur hetimet në lidhje me çështjen e ryshfetit për një tender në Ministrinë e Shëndetësisë.

Sipas informacioneve mësohet se SPAK ka vendosur që të dërgojë për gjykim dosjen e Shëndetësisë për ish sekretaren e Ministrisë, Joana Duron e arrestuar për korrupsion, për Laura Shteton qe dyshohet se i dha një shumë prej 3.3 milion lekësh si dhe për administratorin dhe inxhinierin e kompanisë që fituan tenderin për kryerjen e punimeve.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër të procedimit penal nr.10/1 të vitit 2023 dhe në përfundim të tyre në datën 17.07.2023 i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me kërkesë për dërgimin e çështjes për gjykim në ngarkim të të pandehurve:

Joana Duro, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
Laura Shteto, e akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.
Vladimir Topi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.
Silvi Shehi, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245 dhe 25 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara ka rezultuar se e pandehura Joana Duro, me funksionin e lartë shtetëror, Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ka përfituar në mënyrë të parregullt vlerën monetare prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë) mijë lekë për të favorizuar shoqërinë “Dricons” sh.p.k, e cila ka fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për LOT 1,“Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Qarqet Tiranë dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.

Lexo edhe :  Pesë orë në SPAK/ Kryemadhi tregon për çfarë u pyet: Botoks kam bërë si të gjitha gratë

Nga hetimi me metoda speciale është dokumentuar fakti i dërgimit të shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjetë mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro, kjo e fundit me detyrë Sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro në zyrën e saj në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku dhe është bërë kapja në flagrancë e saj dhe sekuestrimi i kësaj shume monetare.

Nga hetimi ka rezultuar e provuar se se kjo shumë parash është dhënë si përfitim i parregullt nga i pandehuri Vladimir Topi, me detyrë administrator i operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, i cili ka përfituar në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Gjithashtu, rezulton se i pandehuri Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë operatorit ekonomik “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me administratorin e kësaj shoqërie, të pandehurin Vladimir Topi, ka marrë shumën e parave prej 330.000 (treqind e tridhjetë mijë ) lekë nga i pandehuri Vladimir Topi dhe ja ka dërguar të pandehurës Laura Shteto, e cila më pas i ka dërguar tek Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Joana Duro, kjo e fundit e kapur në flagrancë me shumën e vlerës monetare të përfituar në mënyrë të parregullt.

Hetimet në lidhje me procedimin penal të ndarë vazhdojnë për fakte penale të tjera.

Të fundit

Dieta e verës: Si të kthehemi në formë shpejt

Dëgjojmë shpesh për dietën verore për të humbur peshë dhe për të përballuar më mirë “provën” e rrobave të...

Luiz Ejlli në hetim nga SPAK? Dyshohet se këngëtari kërcënoi zyrtarët e IKMT

Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Luiz Ejlli ka përfunduar në duart e SPAK-ut. Ejlli është kallëzuar se ka ndërhyrë në mënyrë...

Don Omar jep lajmin tronditës: Jam prekur nga kanceri

Ylli i muzikës reggaeton, Don Omar, ka zbuluar se është diagnostikuar me kancer . Këngëtari 46-vjeçar dha lajmin tronditës përmes llogarisë së tij në Instagram...

Sezoni turistik/ Balluku jep lajmin: Hapet Tuneli i Llogarasë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku mëngjesin e sotëm ka dhënë lajmin se në datën 5 Korrik do të hapet Tuneli i Llogarasë. Punimet...

Kërkesa e fundit për liri/ Berisha kërkon në gjykatë ndryshimin e masës së sigurisë

Mbahet këtë të martë në Apelin e GJKKO-së seanca për Sali Berishën, i cili kërkon që t’i hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe të...

Lajme të tjera

Web TV