Sa duhet të zgjasë një përqafim që të shpëtojë marrëdhënien tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karakteristika numër një e marrëdhënieve të suksesshme është intimiteti. Ju ose e keni këtë që në fillim, ose e ndërtoni, ekziston, për shembull, rregulli i puthjes prej gjashtë sekondash, i cili ju afron më shumë.

Tani, ne po ju themi se përqafimet janë edhe më të rëndësishme.

Pra, sa kohë duhet të përqafoni partnerin tuaj?

Bëhuni gati, sepse gjërat janë serioze. Sipas Psychology Today, një përqafim 20 sekonda mund të shpëtojë marrëdhënien tuaj. 

Jo vetëm që krijon një lidhje të veçantë mes çiftit, por përmirëson edhe disponimin tuaj, pasi prodhohet oksitocina mund ta njihni edhe si “hormoni i dashurisë”, që rrit edhe dëshirën seksuale.

Kur përqafoni një person dhe i jepni pak më shumë në fund, nuk po tregoni vetëm se e doni atë.

Ky shtrëngim prek menjëherë sistemin nervor dhe, konkretisht, pjesën që kontrollon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut. Si rezultat, ju ndiheni të relaksuar, ndiheni më rehat dhe të sigurt dhe afroheni më shumë me personin tuaj.

Nëse dëshironi të përjetoni të gjitha aspektet pozitive të përqafimit prej 20 sekondash, por nuk keni me kë ta ndani atë, gjithçka që duhet të bëni është të përqafoni veten, mos qeshni fare.

Mbështillni krahët rreth vetes dhe do të shihni se gjithçka do të jetë më mirë, nivelet e serotoninës do të rriten, ndërsa niveli i kortizolit do të bjerë.

Të fundit

Padia për marrëveshjen për emigrantët, Manja: I ka kaluar të gjitha filtrat!

Ministri Ulsi Manja në përfundim të mbledhjes së qeverisë u pyet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Ai theksoi se...

Studimi i ‘PISA 2022’ për rezultatet e dobëta të nxënësve, gishti drejtohet nga mësuesit!

Rënien drastike e nivelit të nxënësve në Raportin “Pisa 2022”, ekspertët ia atribuojnë ndër të tjera mungesës së trajnimit të mësuesve dhe nivelit të...

Inteligjenca artificiale vjen me risi edhe në modë, krijohet copa që ndryshon ngjyrë

Mendoni një botë ku mjafton një gjest i thjeshtë me duar dhe mund të ndryshoni ngjyrën e veshjeve në çfarëdo që ju pëlqen. Kjo është...

Demenca, objekti në shtëpi që zbulon çrregullimin dhe i huton pacientët

Rregullimi i dhomave në shtëpi mund të ketë një ndikim serioz te njerëzit me demencë. Në faqen zyrtare të Sistemit Shëndetësor Britanik (NHS), ka një...

Sfidat e BE-së për politikat antikrizë, përballë një recensioni të mundshëm

Nga Akademik.Prof Anastas Angjeli  “Është pothuajse e sigurt se do të kemi një recesion deri në fund të vitit” … “Pra, ne mund të kemi...

Lajme të tjera

Web TV