Inceneratorët/ PD kërkon interpelancë me Ramën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Bardhi i ka kërkuar Edi Ramës të japë llogari për incenratorët. Ai tha se dosja për Ahmetajn është tronditëse, ndaj ka kërkuar të pranohet edhe kërkesa e Rithemelimit për mocion me debat

Gazment Bardhi ka zbardhur, pasditen e së hënës, për mediat se çfarë u diskutua në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Siç bëri të ditur kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, pjesa e deputetëve që ai drejton kërkon nga Parlamenti që të mbahet një interpelancë me kryeministrin për çështjen Ahmetaj. Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për çështjen e inceneratorëve, të enjten e 20 korrikut. Kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi tha se dosja e Arben Ahmetajt është tronditëse dhe duhet sqarim. Bardhi nënvizon se mafiozët e inceneratorëve, siç i quajti ai, vijojnë të paguhen nga buxheti i shtetit. Ai kërkoi dakordësi dhe për kërkesën e Rithemelimit për mocion me debat. “Opinioni publik gjatë këtyre ditëve është tronditur nga faktet që SPAK ka zbuluar në lidhje me Ahmetaj ndërsa përgjegjësia penale tashmë është çështje drejtësie se prokurorisë ndaj gjykatës. Do të duhet që zv.kryeministri të japë llogari dhe të ofrojmë opinionin publik sesi me paratë e buxhetit të shtetit po financohet arratia e mafiozëve të aferës së inceneratorëve. Edhe pse janë shpallur në kërkim ndërkombëtar ata vijojnë të marrin para nga buxheti i shtetit. Sipas rregullores kërkesë për interpelancë urgjente është e detyrueshme. Ka një kërkesë të një grupi kolegësh për mocion me debat. Gjej rastin të thirret konferenca e kryetarëve në lidhje me diskutimin për aferën e inceneratorëve. Të enjten në votim një ligj siç është legalizimi kanabisit. Diskutimi mbi ligjin e kanabisit është bërë në shkelje të rregullores së Kuvendit”, tha Bardhi. Kërkesë për përballje me opozitën për çështjen e inceneratorëve e pati edhe grupi i Rithemelimit. Kampi i Berishës kërkoi mocion me debat, ndërsa sot PD përmes kryetarit të grupit Gazment Bardhi kanë kërkuar interpelancë. Ende nuk dihet se cila kërkesë do të miratohet ndërsa vlen për t’u theksuar se edhe në mënyrën sesi opozita parashtron çështjet për llogaridhënie nga mazhoranca theksojnë ndasitë dhe përçarjen brenda kampit blu. SPAK ka dërguar në gjykatë kërkesën për arrestimin e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, të cilin po e heton për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Bëhet fjalë një dosje voluminoze ku krahas Ahmetajt ka dhe persona të tjerë të përfshirë dhe nuk është çudi që SPAK të mund të kërkojë masa dhe për persona të tjerë, mes tyre dhe biznesmenë. Pak ditë më parë Kuvendi i hoqi mandatin Ahmetajt dhe i hapi rrugë arrestimit dhe kontrolleve të SPAK në banesat e tij. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka cilësuar shkeleje të rregullores kalimin e ligjit për legalizimin e kanabisit. Në një pronocim për mediet, deputeti demokrat u shpreh se ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që sipas tij kanë bërë me kryeministrin Edi Rama në zgjedhjet e 14 majit. “Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. Për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramën në interpelancë të enjten”, u shpreh Bardhi.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV