Çështja “Ahmetaj”/ GJKKO sekuestron mbi 6 pasuri të ish-zv.kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK tha se janë ushtruar kontrolle në shtatë banesa ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin, si kompjuter lap-top, telefona celularë USB, të cilat do i nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Gjithashtu, thuhet se janë sekuestruar 4 apartamente, si dhe dy llogari bankare të cilat arrijnë vlerën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).

Pavarësisht se ish- ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se nuk është i implikuar në aferën e inceneratorëve, SPAK ka vërtetuar me fakte të kundërtën e deklarimeve të Ahmetajt. Dje pasdite, SPAK ka dalë me njoftim pas kontrolleve në disa banesa të familjarëve të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i akuzuar për “shpërdorim detyre” në aferën e inceneratorëve. Prokuroria e Posaçme deklaron se janë kontrolluar 7 banesa dhe janë gjetur dokumente me interes për hetimin. Po kështu është vendosur sekuestro preventive ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare.

Dosja hetimore

Të dhënat e dosjes hetimore të Prokurorisë së Posaçme tregojnë se si taksapaguesit shqiptarë financuan përmes biznesmenëve Klodian Zoto, Mirel Mërtiri e të tjerë, jetën luksose të ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj, të gruas, të shoqes dhe të kushërirës së shoqes, krahas zyrtarëve të shumtë socialistë. Një ditë të premte, më 7 mars 2013, dy kushërira u nisën për një fundjavë në Milano. Njëra prej tyre, nuk pagoi, u tha ajo prokurorëve një dekadë më vonë, për shkak se ishte e ftuara e shtetases Erjola Hoxha, e cila, shumë vite më vonë, u bë bashkëjetuese e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj. Ky nuk ishte udhëtimi i vetëm që dy kushërirat bënë. Të dhënat e grumbulluara nga Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, në kuadër të hetimit mbi përfitimet e dyshuara korruptive të ish-zëvendëskryeministrit, nga dy biznesmenë aktualisht në arrati për akuza të tjera për korrupsion aktiv të zyrtarëve publikë, kanë zbuluar udhëtime të shumta të kryera nga Ahmetaj në shoqëri të ndryshme, përfshirë familjen e vet, bashkëjetuesen aktuale dhe zyrtarë të tjerë socialistë. Ish-ministri Damian Gjiknuri rezulton përfitues në dy raste nga karta e Zotos, i cili duket se ka funksionuar si bankomat për udhëtimet e biznesit apo të qejfit ndërsa Gent Gazheli, aktualisht Drejtor i Përgjithshëm i Doganave dhe më parë, drejtor i zyrës kundër pastrimit të parave, rezulton të ketë udhëtuar bashkë me Mërtirin dhe Zoton për në Greqi. Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto ndërsa nuk iu përgjigj pyetjes specifike nëse i njihte apo i kishte takuar të dy biznesmenët. Gazheli nuk ishte i arritshëm për koment deri në publikimin e këtij shkrimi. Prokurorët kanë llogaritur se në total, për rastet e identifikuara, Zoto e Mërtiri i kanë paguar Ahmetajt gjithsej 34 mijë euro për udhëtime, përfshirë fundjava në Milano, pushime familjare në Rivierën Franceze apo pushime në Greqi, Rumani e Austri. Shpenzime të tjera për udhëtime të familjes rezultojnë të jenë paguar nga një shok fëmijërie i Ahmetajt. Shoku i fëmijërisë u punësua në një ndërmarrje shtetërore në likujdim kur Ahmetaj u bë ministër në vitin 2013, gjë që hap një pistë tjetër dyshimesh për korrupsion në lidhje me një ankand tjetër, që solli shkrirjen për skrap të Termocentralit të Fierit, një investim i kohës së komunizmit, i cili ishte jashtë pune prej vitesh, por që vazhdimisht diskutohej nevoja për ta restauruar për prodhim energjie. Udhëtimet e hetuara nga SPAK sugjerojnë një rritje progresive të kostos dhe të luksit, nga periudha 2012-2013, kur biznesi kryesor i Mërtirit dhe Zotos duket se ishin kontratat me ujësjellësit e qyteteve të qeverisura nga socialistët, deri te udhëtimet e fundit, të identifikuara në vitet 2016 e 2017. Në korrik 2013, pasi socialistët patën fituar zgjedhjet dhe pritej të merrnin pushtetin, Ahmetaj dërgoi të dashurën e tij dhe kushërirën e të dashurës në një udhëtim katër ditor në Milano dhe në Monako.

Lexo edhe :  Samiti për Ukrainën/ Zelensky i jep dekoratë Ramës në Tiranë

Njoftimi i Prokurorisë

Në njoftimin e Prokurorisë të publikuar dje, SPAK thotë se mbi Arben Ahmetajn rëndojnë disa akuza. Sipas SPAK, në shtëpinë e Ahmetaj janë marrë lap-top, USB dhe dokumenta që kanë lidhje me hetimin. “Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë: Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme. Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro)”, shkruhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të fundit

Të shtëna me armë zjarri në Koplik, plagoset 32-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mbrëmje në Shkodër. Policia njofton se rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë...

Ikja pa kthim, 604 mijë shqiptarë kanë marrë shtetësinë në një vend të BE-së në 20 vjet

Janë 604 mijë shqiptarë që janë pajisur me pasaportë të një vendi të Bashkimit Europian në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të...

Mbi të pakënaqurit nga Perëndimi, që ka zbarkuar në Tiranë

Nga Mero Baze Mbajtja sot e Samitit të Ballkanit Perëndimor me BE për planin e ri të rritjes, si dhe ai i një dite më...

Berisha: Dy takimet në Tiranë nuk ishin samite

Ish-kryeministri Sali Berisha foli mbrëmjen e sotme për dy samitet e mbajtura në Tiranë në dy ditët e fundit. Berisha tha se të dyja takimet...

U tha se thumboi Arbana Osmanin për ‘Big Brother VIP’, reagon Dea Mishel

Një postim i Dea Mishel gjatë spektaklit të kaluar të 'Big Brother VIP Albania 3' shkaktoi disa polemika në rrjet. “Unë e ndjek Big-un sivjet...

Lajme të tjera

Web TV