Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

I nxehti ekstrem ndikon në mënyrën e të punuarit! Ekspertët: Më pak orë pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore Meteorologjike regjistroi javën më të nxehtë të verës. Temperaturat përvëluese nuk janë ulur ende, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë në Evropë, Amerikën e Veriut, Azi, Afrikën e Veriut dhe jo vetëm.

Ndërsa planeti ngrohet, njerëzit kanë “ngecur” sa i përket organizimit të jetës së tyre, në modelet e vjetra të motit, atëherë kur i nxehti përvëlues zgjaste më pak, thotë profesori i shkencave termike në Shkollën Inxhinierike të Universitetit të St. Thomas në SHBA, John P. Abraham.

“Ajo që dikur ishte një valë e të nxehtit 1 deri në 2 ditë, tani është 3 deri në 5 ditë. Njerëzit që mund të përballonin të nxehtin e tepërt për një ose dy ditë do të kenë shumë më tepër probleme me kohëzgjatjen e tij”- u shpreh ai.

Ndërsa shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës do të vazhdojë të rrisë temperaturat dhe të normalizojë valët e të nxehtit, mënyra se si jetojnë njerëzit po ndryshon. Dhe bashkë me të edhe mënyra se si punojnë.

Punëtorët duhet të dinë se çfarë mund të ndodhë për ta nëse punojnë me orare të gjata në të nxehtë, dhe kompanitë gjithashtu duhet të ngrihen në këmbë për t’i mbrojtur ata.

Ndryshimet në vendin e punës në përgjithësi do të ndahen në dy kategori, thonë ekspertët.

Parësore janë mjediset e jashtme dhe jo të ftohta – të tilla si bujqësia ose prodhimi – në të cilat temperaturat e larta nuk kontrollohen.

Në vitin 2022, një pastrues rrugësh në Madrid vdiq nga goditja për shkak të të nxehtit pasi punoi në temperatura ekstreme. Prandaj, akademikët thonë se disa nga ndryshimet më të mëdha ka të ngjarë të ndodhin në këto lloj mjedisesh pune, për të mbrojtur punëtorët.

Lexo edhe :  “Xhaçka”/ Alibeaj: Nuk duhej dërguar te Komisioni i Venecias

“Të punosh jashtë në vapë do të kërkojë turne më të shkurtra me më shumë pushime dhe më shumë punë gjatë natës”- thotë Abraham.

Megjithatë, edhe pse ka të ngjarë që ky grup punëtorësh të pësojë një zhvendosje të orëve të punës vonë në mbrëmje, kjo qasje nuk është një kurë për të gjitha problemet dhe ende paraqet rreziqe. Së pari, sqaron Abraham, temperaturat gjatë natës po ngrohen më shpejt se ato të ditës.

“Nëse punëtorët punojnë në vapë gjatë ditës, temperaturat e natës janë mjaft të nxehta sa trupi i tyre nuk mund të ftohet dhe ata do ta kenë shumë më të vështirë punën ditën tjetër”- shpjegon ai.

Çështje të tjera të sigurisë, si të punuarit në errësirë, mund të paraqesin gjithashtu probleme.

Për punëtorët në mjedise jo të kontrolluara nga temperatura (vendet ku nuk është aq nxehtë), Abraham beson se pajisjet e ftohjes me ajër të kondicionuar do të bëhen më të zakonshme dhe punëdhënësit do të duhet të planifikojnë pauza për ta.

Pushimet disaminutëshe janë të mjaftueshme për të qetësuar temperaturën e trupit të tyre, me qëllim që ata të rikthehen në punë përsëri.

Punonjësit që punojnë brenda ose në mjedise të ftohta mund të jenë relativisht më të sigurt nga ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme, por edhe ata gjithashtu duhet të presin ndryshime në rutinat e tyre të punës.

Të fundit

14-vjeçari me pistoletë, sociologu: Duhet një zbulues për t’i dalluar këto armë!

Sociologu Gëzim Tushi ka komentuar rastin e 14-vjeçarit në Vlorë i cili u kap me armë zjarri dhe qindra...

Publikohet lista e 100 kuzhinave më të mira në botë, ja ku renditet Shqipëria

Guida e njohur gastronomike “Taste Atlas” ka publikuar listën e saj vjetore të kuzhinave më të mira në botë. Kuzhina greke, e cila për...

Ide origjinale për paketimin e dhuratave të fundvitit

Jeni lodhur nga paketimet e zakonshme të dhuratave për festat e fundvitit? Atëherë është koha për t’i mbështjellë në mënyrë jo vetëm korrekte, por...

Abone falas për pensionistët, Bashkia e Tiranës zbulon si do funksionojë skema

Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2025 do të ketë në fokus shpërblimin mujor për çdo pensionist, i cili vjen në formën e...

Si të ulni kolesterolin duke konsumuar panxhar

Panxhari i kuq është kryefjala e lajmeve për ushqimet më të mira për shëndetin e njeriut. Ai është plot antioksidantë, vitamina dhe minerale por edhe...

Lajme të tjera

Web TV