Shqiptarët rënditen të dytët në Ballkan me dëshirën për tu larguar nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Unë quhem Grejsi Lima, jam 18 vjeç dhe sapo kam mbaruar gjimnazin dhe tani jam për studime universitare. Do të largohem për në Gjermani.”

Grejsi nuk është e vetmja që e sheh të ardhmen e vet larg vendit të lindjes. Në fakt, një sondazh i kryer nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal tregon se 49 për qind shqiptarëve të pyetur mendojnë që të jetojnë e punojnë jashtë vendit.

“Me gjithë rritjen e pagave ne kemi kosto jetese të lartë. Gjithashtu vuajmë nga mungesa e meritokracisë dhe sigurisë së jetës”, Romina Radonshiqi, pedagoge.

Shqiptarët renditen të dytët pas qytetarëve nga Kosova me nivelin më të lartë të dëshirës për t’u larguar. Lista pasohet nga malazezët, serbët, boshnjakët dhe maqedonasit.

“Kjo pasi vendet e tjera të Rajonit kanë standard dhe sigurie jete shumë herë më të mirë se sa Shqipëria”, shton Radonshiqi.

Në një kohë që dëshira e shqiptarëve për t’u larguar po rritet, qeveria po i përgjigjet situatës sa duke rritur pagat e krijuar stimuj, aq duke edhe detyruar qëndrimin në vend si në rastin e studentëve të mjekësisë.

Të fundit

Rreziku nga sfidat në TikTok, nxënësja 14-vjeçare transportohet në spital

Një nxënëse 14-vjeçare nga Selaniku është dërguar në spital pasi ka humbur ndjenjat pas pjesëmarrjes në një sfidë online...

Trump, nuk amniston fajtorët

Nga ARTUR AJAZI Politikanët  shqiptarë të implikuar në shkelje dhe abuzime të rënda ligjore, po i gënjen mëndja se “Donald Trump do ti amnistojë”. Madje...

E ardhmja e platformës TikTok në SHBA në duart e Presidentit Donald Trump

Miliona përdorues të rrjetit TikTok në SHBA i kanë sytë nga Presidenti Donald Trump, i cili i ka dhënë një afat 75 ditor kompanisë...

“Jo anijeve ruse në port”/ Detaje nga marrëveshja 10-vjeçare e Ramës me Zelenskyn

Janë zbardhur detajet e marrëveshjes 10-vjeçare të arritur mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Volodymyr Zelenzky në Davos të Zvicrës, aty ku dyshja mori...

Fati i kurdëve u përcaktua 100 vjet më parë, jo nga Erdogan

Kur Kemal Ataturku po krijonte Turqinë moderne 100 vjet më parë, ai deklaroi: "Sa i lumtur është ai që thotë: "Unë jam turk". Popujt kurdë, megjithatë,...

Lajme të tjera

Web TV