Formula 1/ Pa rivalitet, Max Verstappen triumfon edhe në Çmimin e Madh të Hungarisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Max Verstappen nuk ndalet as në Hungari. Piloti holandez triumfoi edhe në garën e 11-të të Botërorit, duke u konfirmuar si “alieni” i Formula 1.

Edhe pse u nis i dyti pas Lewis Hamilton, 25-vjeçari i RedBull-it triumfoi në Hungaroring, duke regjistruar fitoren e shtatë radhazi. Dhe të nëntën gjatë këtij sezoni.

Podi u kompletua nga Lando Norris (Mercedes) dhe shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez. Hamilton e mbylli në vendin e katërt.

Ndërkohë që Ferrari dhuroi zhgënjimin e radhës. Skuderia italiane nuk shkoi më shumë se vendi i shtatë (Leclerc) dhe i tetë (Sainz).

Me suksesin e sotëm, Verstappen vazhdon të marshojë drejt titullit të tretë radhazi. Piloti i RedBull-it kryeson kampionatin me 280 pikë, 109 pikë më shumë se Perez i vendit të dytë.

Sezon përrallor ky për RedBull-in, që ka fituar 11 garat e këtij sezoni: Verstappen 9 dhe Perez 2. Duke barazuar rekordin e McLaren-it të Ayrton Senna dhe Alain Prost (1988).

Të fundit

Franca lëshon urdhërarrest të ri për Bashar al-Assad

Hetuesit francezë kanë lëshuar një urdhërarrest kundër liderit të rrëzuar sirian Bashar al-Assad për bashkëpunim të dyshuar në krime...

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin, ja si do të ndahen mandatet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar projektvendimin për caktimin e numrit të kandidatëve për deputetë në listat shumë emërore, për çdo zonë zgjedhore, për...

Barcelona “e çmendur”/ Katalanasit realizojnë përmbysje në Champions

Janë ende shumë të rinj, por tepër të rrezikshëm. Yjet e Barcelonës ndoshta nuk e kanë ende pjekurinë e duhur për të sfiduar një Real...

Resortet’ me 4-5 yje pa taksa deri në 2026!/ PD: Qokë oligarkëve!

Deri në fund të vitit 2026, të gjitha resortet me 4-5 yje që kanë një kontratë me një ‘brand name’ ndërkombëtar do të bëjnë...

Akuzohet nga SPAK se pastronte paratë e krimit të Çopjave, kush është Arben Lamçja?

Arben Lamçja akuzohet nga SPAK se është pastruesi i parave të krimit të Franc dhe Hajdar Çopja të cilëve SPAK iu ka sekuestrua dhjetëra pasuri,...

Lajme të tjera

Web TV