Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Rrogozhinë, Shkëlqim Hoxha, ka votuar dhe më pas ka folur për mediat.
Hoxha u shpreh se, duhet të kishin marrë fitoren që herën e parë, sidomos pasi Kolegji Zgjedhor doli në përfundimin se kutia e burgut nuk ishte në përputhje me rregullat, që parashikon ligji.
“Tani jemi këtu ku jemi. Kemi shumë pritshmëri. Fitorja jonë nuk diskutohet, qytetarët e kanë ndarë mendjen , pavarësisht presioneve që u janë bërë gjatë fushatës, ata e kanë bërë zgjedhjen e vet. Do kemi më shumë se herën tjetër. Nuk kam dijeni fare. Unë kaloj në çdo qendër, pyes për informacion”, theksoi ai.