Vdekjet misterioze në Rusi/ Gjendet i pajetë milioneri i njohur, ishte i lidhur me…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anton Cherepennikov, pronar i IKS Holding ruse, një milioner me lidhje me shërbimet sekrete ruse, ka vdekur. Ai ishte 40 vjeç.

Shkak i vdekjes, sipas burimeve zyrtare, ishte arresti kardiak: burri u gjet i vdekur të shtunën në zyrën e tij. IKS Holding i Cherepennikov është kompania më e madhe në Rusi në fushën e sigurisë kompjuterike dhe të ashtuquajturave ‘sisteme operative-hetuese’ (përgjime). Kompania e tij u shërben strukturave ruse të zbatimit të ligjit dhe, sipas gazetës ruse Novaya Gazeta, është përdorur nga FSB, shërbimet federale të sigurisë, për të kryer përgjime të civilëve në të gjithë vendin.

Duke komentuar lajmin për vdekjen në Twitter, këshilltari ukrainas për punët e brendshme Anton Gerashchenko shkroi: “Edhe një vdekje misterioze e një menaxheri të lartë në Rusi”.

Vdekja e Cherepennikov është e dyta e një figure të lidhur me rrethin e Putinit, brenda disa orësh. Ditët e fundit, oligarku miliarder Igor Kudryakov, një ish-zyrtar qeveritar dhe biznesmen i pasur, u gjet i pajetë në banesën e tij në Moskë.

Të fundit

Para apo pas ngrënies, kur është koha e duhur për të pirë ujë

Trupi i njeriut humbet ujë çdo moment, madje edhe nëpërmjet frymës. Rrjedhimisht, pirja e ujit është e një rëndësie...

Konfirmohet sezoni i dytë i “Ferma VIP”, cilët janë konkurrentët?

“Ferma Vip” do të hapë dyert sërish për një sezon të dytë plot aventura dhe sfida. Vetë faqja zyrtare e reality show-t në Instagram ka...

Erdogan, Imamoglu dhe “demokracia” turke

Arrestimi i Ekrem Imamoglu, një "grusht shteti politik" dhe "sulltanati" i Rexhep Tajip Erdogan në Turqinë moderne. “Po goditet vullneti i popullit”, “jemi përballë një...

Ky është lumi më i ndotur në Europë

Një studim i Universitetit të Yorkut në Mbretërinë e Bashkuar, që ka analizuar 258 lumenj në mbarë botën dhe ka treguar se një në...

Cilët janë sektorët më të targetuar nga sulmet kibernetike?

Kjo është Java Globale e Parasë. Këtë vit, slogani është “Ndiq me mençuri, begati në ardhmëri”. Në fokus është mbrojtja nga keqbërësit dhe vjedhja...

Lajme të tjera

Web TV