Albini do luftë…, po pastaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Albini i Kosovës e bëri si ‘burrat mistrecë’ të fshatit dikur. Mistreci dilte te bregu përballë shtëpisë së fqinjit dhe i bënte zâ: ‘O filani, ta dish se ta preva vijën e ujit. Po deshe hajde vritemi…’.

Ai tjetri nuk kishte ndërmend me ngreh luftë; por edhe e dinte se ‘mistreci i katundit’ këtë punë kishte: Bënte sherr me njërin e kruhej me tjetrin. Në fund diçka dilte edhe për atë, dhe kështu jetonte.

Kur Albin Kurti doli në bregun përballë Serbisë, bëri fiks si ai në fshat. Serbisë nuk i tha se ‘do të të godas me ushtrinë time’, por ia la fjalën varur.

-Nëse Serbia do të fillojë luftën, ne nuk i trembemi!,- tha Kurti.

Këtë e tha në Austri, në median e këtij vendi Imperial, domethënë në altoparlantin që është mes Serbisë dhe Europës, ku fjala bën jehonë.

Qëllimi i Albin Kurtit është thuajse i njëjtë me qëllimin e ‘fshatarit mistrec’ të së shkuarës. Ky e do luftën me Serbinë, e do si ‘ujin e paktë’. Sidomos në këto kushte kur lufta është bërë e ngjashme me të nxehtit e pashoq dhe ku vetëm një fije shkrepëse mund t’i vërë zjarrin dynjasë. Vetë Albin Kurti, në kushtet kur i ka treguar ‘derën’ Perëndimit dhe po izolon e varfëron vendin e vet, nuk mund të dalë nga qerthulli i vet pa bërë një luftë.

Albini e ka luftën me Serbinë, ashtu siç ka me Serbinë edhe punën e përbashkët në afera të pista e kriminale. Por aferat kriminale bëhen në fshehtësi nga populli, lufta ka tjetër kuptim: Shpallja e luftës ndez zemrat e militantëve, të njerëzve që rrojnë në kotësi, të nacionalistëve të verbër dhe budallenjve.

Lexo edhe :  Peshkatari i Perlave

Kjo, pikërisht kjo, i nevojitet Albin Kurtit:

Nga lufta ai del më i fituar se sa kaq i humbur është sot. Nga lufta del ose ‘hero’ por pa asnjë vlerë për popullin dhe Kosovën; nga lufta del edhe si viktimë që do t’i përmendet emri në sharki.

Por mbi të gjitha, me luftën që i nxit Serbisë, Albin Kurti arrin, padyshim, gjëmën më të tmerrshme: Në mbarimin e Luftës nuk do të ketë më Kosovë Republikë, as Kosovë shtet, as kjo Kosovë e pavarur që kemi sot. Me luftën e Albinit shkohet përsëri në rrënjët ku ishte Kosova para vitit 1999.

Nuk është aspak rasti për të menduar se ‘si do ta fitojë luftën Kurti?’.

E para, sepse Kurti as e ka idenë që të fitojë luftën; për këtë lider edhe humbja e luftës është një fitore e tij. Si një fshatar ‘mistrec’ në Veri shekullin e kaluar. Ai ra në Shkodër dhe shtiu pushkë në Pazar. E pyetën kur u kthye në fshat: ‘Ore a mos shtive pushkë ti, allahile!?’

-Unë shtiva pushkë në Pazar të Shkodrës!- tha fshatari me mburrje.

-Po ça fitove!?- e pyetën.

-Për të fituar nuk fitova, por pazarin e prisha!- u mburr prapë fshatari.

Albinit i duhet një luftë, ndryshe nuk del nga balta e tij. Kjo do të quhej Lufta e Dytë e Kosovës. Lufta e parë ishte Lufta e Amerikës dhe UÇK, të cilën e kundërshtoi dhe e hodhi poshtë Albini.

Ndërsa Lufta e Dytë- luftë e vetëm Albinit.

Tanimë Amerika as NATO nuk marrin pjesë në një luftë që e kanë kryer. E Dyta, për hajër Albinit!

Të fundit

U ndalua nga policia në vendin fqinj/Habit gazetari: Emri im figuronte në ‘listën e zezë’

Analisti Mentor Kikia, në një studio televizive ka vënë theksin në faktin që nga institucionet e shtetit grek janë...

Njihuni me opsionin më të ri të WhatsApp

WhatsApp po ndryshon opsionin për dërgimin e mesazheve zanore. Në planin e masave të privatësisë, platforma po shton “View once” për mesazhet zanore ose ndryshe, ...

PISA, CHECK-UP i Arsimit Parauniversitar/ 25 arsye pse jemi të renditur në fund

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve PISA, është vërtetë një check up, që mat njohuritë në disa fusha të edukimit, identifikon problematikat dhe shtetet...

Kura shekullore për pastrimin e gjakut dhe forcimin e imunitetit

Përpara mjekësisë moderne, qytetërime të ndryshme kanë shfrytëzuar dhuratat bujare të natyrës për të shëruar dhe trajtuar sëmundje të ndryshme. Një prej kombinimeve më efikase...

Rënia e euros/ Konfindustria: Forcimi jo i natyrshëm i lekut sjell pasoja në ekonomi

Konfindustria ka shprehur shqetësimin për rënien e fortë të euros kundrejt lekut. Sipas Konfindustrisë, shkaku i rënies së euros  edhe vendimi i fundit i muajit...

Lajme të tjera

Web TV