Arrestohet ish-drejtori i Policisë në Mal të Zi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria Speciale e Shtetit  në Malin e Zi ka konfirmuar arrestimin e ish drejtorit të Policisë Vesellin Veloviç.

Mediat vendase shkruajnë se Veloviç është arrestuar këtë të hënë dhe akuzohet për “akte kriminale të krijimit të një organizate kriminale, abuzim me pozitë zyrtare dhe kontrabandë”. Bashkë me të akuzohen edhe tre persona të tjerë. Zyrtarët policorë i kanë bastisur edhe banesat dhe objektet tjera në pronësi të të arrestuarve.

Dëshmitë kundër tyre janë mbledhur në bashkëpunim me Agjencinë e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim dhe Sundim të Ligjit – EUROPOL”.

Mes tjerash, autoritetet e Malit të Zi, kanë paralajmëruar se aktivitetet e tyre në këtë drejtim, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

Veloviç ka qenë drejtori i Policisë së Malit të Zi në periudhën 2007-2011, dhe prej mesit të vitit 2018 deri në fund të vitit 2020.

Në periudhën mes dy mandatave, ai ka qenë këshilltar i ish-presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviç, për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes, dhe në Qeverinë e ish-kryeministrit Millo Gjukanoviç, nga viti 2014 ai ka qenë sekretar i Këshillit Kombëtar të Sigurisë.

Prej fundit të vitit 2020, pas ndryshimit të Qeverisë në Mal të Zi, ka qenë këshilltar i Gjukanovçit për çështje të sigurisë, deri më 20 maj të këtij viti. Më vonë, Veloviç është lidhur me disa afera në ekonomi, në të cilat ka marrë pjesë policia.

Ai është arrestuar për sulm ndaj një zyrtari në protestat e shtatorit të vitit 2021 në Cetinje, teksa është kundërshtuar shugurimi i Mitropolitit Joaniki në Kishn Ortodokse Serbe në atë qytet.

Ai është liruar pas dy ditëve në mbajtje, dhe më pas, në maj, Gjykata Supreme në Podgoricë, e ka përmbysur vendimin e shkallës së parë për lirimin e Veloviçit.

Të fundit

Përfundon numërimi në qarkun e parë, ja si u ndanë mandatet

Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në të gjithë qarkun e Kukësit për 139 qendrat e votimit. Pasi...

“Kemi një mekanizëm primitiv”, Celibashi: Duhet votim dhe numërim elektronik

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se brenda fundit të javës do të kemi rezultatin paraprak të zgjedhjeve të 11 majit. Vonesa, sipas tij,...

Flamur Noka: Administrata publike u lëshua si zagarë kundër popullit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, përmes një statusi të publikuar në rrjete sociale dukshëm po tregon që është dorëzuar duke gjetur si shkak...

Ylli Pata: Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

Edi Rama, përpra zgjedhjeve solli një historik të Sali Berishës në të gjitha votimet ku ai kishte humbur. Të cilat jo vetëm nuk i...

Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë

Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi. Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në...

Lajme të tjera

Web TV