Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Kamëz ndërtohet falë Programit “EU4Schools”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çerdhja Nr. 4 “Pranverë” në Paskuqan të Kamzës është një tjetër institucion që i është shtuar tashmë shportës së gjerë të objekteve të përfunduara në kontekstin e Programit “EU4Schools”.

Me 60 fëmijë, 8 edukatore dhe rreth 5,000 banorë të komunitetit si përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi për të ardhmen, çerdhja është ndërtuar nga e para sipas parimeve bazë “Ndërtojmë më Mirë” dhe “Ndërtojmë së Bashku”, duke përfshirë: riparimin & përforcimin e plotë të godinës bashkë me suvatimet e brendshme dhe të jashtme; termoizolimin e fasadës me sistem kapotë; rrjetin e brendshëm inxhinierik të pajisur me sistem elektrik cilësor; ndriçimin dhe sistemin ngrohje-ftohje qendrore me eficencë të lartë energjitike; CCTV, IT, rampa; furnizimin me ujë të ngrohtë nëpërmjet paneleve fotovoltaike; punime peizazhi, rinovim i oborrit, kënd lojërash etj.

44 objekte arsimore kanë përfunduar deri tani në kuadër të “EU4Schools”/”BE për Shkollat”, ndërsa 14 objekte të tjera janë aktualisht në proces rindërtimi apo riparimi.

Programi “EU4Schools” financohet nga Bashkimi Evropian me 75 milion Euro dhe zbatohet nga UNDP Albania, duke synuar rindërtimin apo riparimin e 64 objekteve arsimore me 25,000 nxënës, fëmijë e mësues përfitues në total në 11 bashkitë më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit, 2019.

Të fundit

A e dini origjinën e Shën Valentinit?!

Një fakt shumë interesant lidhur me festën e Shën Valentinit është se origjina e saj është e mbushur me...

Protesta e Partisë Demokratike, ja sa efektivë do të jenë në terren

Të tjera detaje janë mësuar në lidhje me situatën e sigurisë sa i përket protestës së Partisë Demokratike. Mësohet se në terren për këtë...

Zgjedhjet, nga do t’ia mbajë Kosova

Nga Preç Zogaj Agora shqiptare ka zier këto ditë. Ka patur prej atyre që duke dashur t’i shvlerësojnë anatemat e Grenell janë marrë me jetën...

Qytetarët e Kosovës drejtohen drejt kutive të votimit në zgjedhjet e sotme

Qytetarët e Kosovës kanë nisur të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në zgjedhjet e sotme, duke iu drejtuar qendrave të votimit...

Zgjedhjet në Kosovë, kryeministri Rama: Nuk kam asnjë preferencë për rezultatet

Teksa ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore me një agjendë të ngjeshur takimesh dhe konferencash, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur...

Lajme të tjera

Web TV