Sot dita më e nxehtë e verës/ Balla thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dita e sotme është paralajmëruar nga sinoptikanët si ndoshta ”dita më e nxehtë e kësaj vere” me temperature të cilat do kapin vlerën e 42-43 gradëve.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook këtë mëngjes, u ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen sa më të kujdesshëm sidomos sot.

Balla i kujton qytetarët që të mos frekuentojnë orët e mesditës, e në veçanti fëmijëve e të moshuarve.

“Sot është dita më e nxehtë e kësaj vere deri më tani, ndoshta edhe dita më e nxehtë e shumë viteve. Lutem fëmijët dhe të moshuarit të shmangin lëvizjet gjatë orëve të mesditës. Mirënjohje Policisë së Shtetit për kujdesin që kanë treguar këto ditë duke ofruar shishe uji të ftohtë qytetarëve dhe turistëve në aeroport apo në zona të tjera,” ka shkruar Balla në Facebook.

Të fundit

“Avancim për të gjithë”/ Komisionerja e BE për Zgjerimin: Shqipëria dhe Mali i Zi më mirë

Në fjalën e mbajtur përpara ligjvënësve në Komisionin e politikës së jashtme të Parlamentit Europian, Komisionerja e BE-së për...

Zjarret në Los Angeles, rrezik i ri për zonën veri-perëndimore të qytetit

Zjarret masive që kanë përfshirë zona të shumta në qytetin Los Angelos në SHBA ende nuk kanë ndalur. Sipas të dhënave të fundit, një rrezik...

300 pemë të reja në Liqenin e Farkës, Veliaj: Investimet kanë rritur vlerën e pronës

Vlera e pronës në zona periferike të Tiranës, siç është Farka, është rritur ndjeshëm, e kjo vjen si përgjigje e investimeve që janë bërë ...

Formula e targave tek-çift, Shoqata e Transportuesve: Duhet rishikuar kodi rrugor

Propozimin nga qeveria si një zgjidhje për trafikun në Tiranë, të aplikimin e përdorimit të targave tek dhe çift, Dashnor Mema nga Shoqata e...

I riu ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së miut, nis hetimi për shefin e urgjencës

Prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet për shefin e urgjencës së Kurbinit, pasi një i ri diagnostikuar me sëmundjen e miut ndërroi ndërroi jetë në...

Lajme të tjera

Web TV