Martin Nikolla, gardisti që u përfshi në sherrin në Fushë Krujë është përjashtuar nga Grada.
“Garda e Republikës është informuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës mbi përfshirjen e një efektivi të Gardës në një incident të dhunshëm, në Hamallaj, ku dyshohet se inspektori M.N., ka përdorur edhe armën e shërbimit.
Me urdhër të Ministrit të Brendshëm është bërë përjashtimi i menjëhershëm i këtij punonjësi, nga radhët e Gardës së Republikës. Ndërkohë Policia e Shtetit ka bërë ndalimin e tij”, njofton ministria e Brendshme.