Keisi Medini tregon si e priti ardhjen në jetë të vëllait: M’u shemb bota

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Keisi Medini ka rrëfyer se si e priti lidhjen e re të të atit, Sabianit dhe ardhjen në jetë të vëllait të saj të vogël.

Ish-banorja e BBV, u shpreh se në momentin që zbuloi se familjes së saj do i shtohej një anëtar i ri “iu shemb bota”, por thekoi se ai është gjaku i saj dhe tani s’rri dot pa të.

“Në fillim ishte pak e sikletshme. Isha shumë e lumtur dhe e gjithë bota ime ra poshtë, më erdhi pak papritur sepse kështu ndodhi e gjithë gjëja. Janë disa situata në jetën time që i kam kaluar, më kanë bërë më të fortë, më kanë rritur më shumë. Po tani unë nuk bëj dot pa vëllain, është gjaku im, vetëm më merr malli tërë kohën dhe sa herë që flas me babin e pyet se çfarë bëri ndonjë gjë të re, çdo ditë mëson gjëra të reja.

Me vëllain, duke qenë se nuk jetojmë në të njëjtën shtëpi, sepse ai jeton me mamanë e vet, përpiqem ta takoj sa më shpesh”, tha Keisi Medini.

E pyetur në lidhje me raportin e partneres së re të babait të saj, Keisi u shpreh se nuk kanë asnjë komunikim së bashku, duke mos zbuluar arsyen.

“A bëhet xheloze ajo për raportin që ka mami jot me Sabianin?”, u pyet ajo në “Kepi i Tundimeve”.

“Po atë nuk e di unë, se mos kam ndonjë raport me të që ta di. S’kam fare asnjë raport, jo. S’kemi fare komunikim. Kanë qenë shumë gjëra, s’dua t’i bëj publike. Të kesh vëlla të vogël, jam pika e dobët e babit, ai e di. Kam qenë vajza e parë e fisit, jam vetëm unë femër dhe thashë prit nga na erdhi vëllai”, u përgjigj Keisi Medini.

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV