Konflikti në Hamallaj/ Zbardhet dëshmia e gardistit: Qëllova me armë për t’i trembur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Martin Nikolli, punonjësi i gardës, i cili u përfshi në një konflikt për motive pronësie këtë të diel në Hamallaj të Durrësit, u arrestua në flagrancë. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, në një lidhje me Skype, gazetari Leonidha Musai ka zbuluar se në dëshminë e tij, Martin Nikolla ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur. Gardisti ka kërkuar falje ndaj kolegëve të tij, duke theksuar ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konfliktuar.

“Në dëshminë e tij, gardisti ka deklaruar se nuk ka dashur që të qëlloj mbi anëtarët e familjes Kaçi, por ka qëlluar më shumë për t’i trembur. Pasi sipas tij, kanë qene një numër shumë i madh i familjes Kaçi, të cilët po vinin për të bërë sherr me familjarët e tij. Edhe për këtë arsye tha kam qëlluar në ajër, jo për ndonjë qëllim tjetër apo për t’i dëmtuar ata.

Megjithatë, ai është larguar nga vendi i ngjarjes për t’u kapur nga policia disa orë më pas.

Ai ka kërkuar ndjesë te kolegët e tij të policisë, ku ndër të tjera ka pranuar se ka qene i detyruar ta përdorte armën e shërbimit, pasi familja Kaçi ishte në një numër shumë të madh anëtarësh të cilët po vinin për t’u konfliktuar”, u shpreh Musai./abcnews.al

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV