Mes dy klubeve të Serisë A, Ylber Ramadani bën zgjedhjen për të ardhmen e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Merkato e verës do të sjellë ndryshime sa i takon karrierës së Ylber Ramadanit. Mesfushori i kombëtares është një element i spikatur në Skoci në radhët e Aberdeen dhe si i tillë nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klubet e Serisë A.

Për momentin janë dy klubet të cilat kërkojnë shërbimet e ish-lojtarit të Partizanit, Lecce dhe Hellas Verona. Madje, këta të fundit kanë dërguar edhe një ofertë në drejtim të Aberdeen duke lënë mjaft të kënaqur klubin skocez. Mirëpo, është Ramadani ai i cili mban “peng” akordin pasi është i “joshur” nga projekti i klubit të Lecces.

Për momentin nuk ka një akord mes Lecces dhe Aberdeen, megjithatë futbollisti shqiptar ia ka bërë të qartë dëshirën e tij drejtuesve skocezë dhe është i bindur se dy klubet do të gjejnë gjuhën e përbashkët në ditët në vijim.

Nëse transferimi mbyllet me sukses, atëherë Serie A do të përfaqësonte mundësinë e artë në karrierën e 27-vjeçarit që e ka nisur futbollin nga Ferizaj, për të kaluar më pas te Prishtina, Drita, Partizani, Vejle, Budapest e në fund Aberdeen.

Të fundit

E bujshme/ Arrestohet ish banorja e BBV, ja cfarë paska ndodhur!

Anisa Veseli, ka bërë një deklaratë të fortë duke zbuluar se është arrestuar nga policia pas ballafaqimit që realizoi...

Ndarja nga jeta e babait të Thaçit, Meta: I pikëlluar, ngushëllimet më të ndjera

Kreu i PL Ilir Meta, nga qelia e burgut ka ndarë një postim në Facebook për të shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga...

Emrat/ Kush janë 14 kandidatët e PS dhe PD me dosje në SPAK?

Për 14 emra vendos SPAK nëse do të futen apo jo në Parlament... Plot 12 kandidatët në lista e PD dhe PS për zgjedhjet e...

Blerta Celibashi feston ditëlindjen, Princ Leka i bën dedikimin romantik

Partnerja e re e Princ Lekës, fotografja Blerta Celibashi, ka festuar sot 27-vjetorin e lindjes, ku dhe nuk ka munguar një dedikim romantik nga...

Covidi ka lënë pasoja, 1 në 10 persona i ndjejnë akoma simptomat

Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health...

Lajme të tjera

Web TV