Keni dëgjuar për “Bikini Blues”:Çfarë është ankthi i rrobave të banjës?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasi ke punuar një vit të plotë dhe mezi i pret ditët e festave buzë detit, ka një moment, sidomos në jetën e grave, që na sikletos jo pak.

Nuk e themi ne, këtë e tregon një studim i fundit në Itali që provon se sindroma e Bikini Blues prek 45% të italianëve, nga të cilët 60% janë gratë.

Por, çfarë është Bikini Blues dhe prova e kostumeve të banjës?

Ankthi fillon të krijohet që në fazën e blerjeve, ku dritave të dhomave të zhveshjes u shtohet frika se nuk do të gjesh rrobat e banjës që të nxjerrin mirë linjat trupore ose le të themi të mbulojë ndonjë gjë që nuk na pëlqen.

Megjithëse fshehja e pjesëve të trupit që nuk na pëlqejnë mund të përkthehet në një ndjenjë lehtësimi për ata që ndihen të turpëruar për trupin e tyre, ajo që vërtet duhet bërë për të larguar ankthin e shkaktuar nga rrobat e banjës është të punohet me veten, në lidhjen midis mendjes dhe trupit, dashurinë që çdokush meriton t’ia kushtojë sidomos vetes.

Psikologët sugjerojnë se për të bërë të mundur të gjitha këto dhe për të shijuar verën me qetësinë e duhur, është e nevojshme të krijoni një marrëdhënie më të sinqertë me veten, duke analizuar para së gjithash shkaqet themelore të shqetësimit.

Çlirohuni nga gjykimi kritik ndaj vetes. Kjo bëhet edhe më efektive nëse kryhet në harmoni me trupin përmes një rutine të krijuar për të mbështetur mirëqenien psikofizike ku përfshihen sportet, meditimi, ushtrimet e frymëmarrjes, një shëtitje në ajër të pastër ose çdo praktikë tjetër e aftë për larguar pasiguritë dhe ankthin.

Gjatë ushtrimit të një prej këtyre aktiviteteve, veçanërisht sportit, trupi vë në lëvizje një mekanizëm për prodhimin e hormoneve të mira për humorin, si endorfina, serotonina dhe dopamina etj.

Lexo edhe :  Ja pse syzet e diellit nuk duhen mbajtur kur jeni duke drejtuar makinën

Ndaj, praktikojini sa më shpesh përpara çdo prove të rrobave të banjës, në plazh, dyqane, e jo vetëm! Dhe mos harroni: Ju dukeni perfekte!

Të fundit

Çfarë do të ndodhë në seancën e të enjtes në Kuvend?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të...

33-vjetori e gjen PD-në të përçarë/ As festa nuk i bashkon “të djathtët”

Sot shënohen 33 vjet që nga themelimi i Partisë Demokratike, partia e parë e djathtë, e krijuar pas pluralizimit në vendin tonë. Megjithatë, ky përvjetor...

“Liridona dhe Naimi kishin një konflikt”/ Eksperti: Familjarët e tyre e dinë

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e Liridona Ademajt, vrasja e saj mbetet e rrethuar nga misteri. Eksperti i kriminalistikës Mensut...

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të tjerë të opozitës (Emrat)

Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin edhe për 7 deputetë të tjerë të opozitës. Deputetët ndaj të cilëve është kërkuar përjashtimi janë Ervin Salianji, Bledjon...

Marrëveshja për emigrantët/ Balla: 4 % e sfidës së Italisë do të trajtohet nga Shqipëria

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka folur në Komisionin e Politikës së Jashtme përsa i përket marrëveshjes Shqipëri-Itali për pritjen e emigrantëve. Gjatë fjalës së...

Lajme të tjera

Web TV