Lukaku-Juve pothuajse e kryer, Chelsea pranon shkëmbimin me Vlahovic

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Romelu Lukaku drejt rikthimit në Serinë A. Transferimi i sulmuesit belg te Juventusi kishte ngecur për shkak të Vlahovic, për të cilin bardhezinjtë prisnin një ofertë nga Paris Saint Germain.

Megjithatë situata ka marrë një tjetër kthesë, pasi Chelsea ka hapur mundësinë e një shkëmbimi mes Lukakut dhe Vlahovic, natyrisht edhe me një kompensim ekonomik në favor të bardhezinjve.

Kartoni i Lukakut vlerësohet rreth 40 milionë euro, ndërsa Juventus kërkon 80 milionë euro për serbin Vlahoviç, megjithatë udhëtimi i Giuntolit në Londër pritet të zgjidhë ngërçin.

Gjasat janë që Chelsea të japë Lukakun dhe 35-40 milionë euro të tjera në këmbim të Vlahoviç, që pritet të vihet në dispozicion të trajnerit Mauricio Pochettino.

Vlen të theksohet se Chelsea ka vendosur një afat final deri të dielën për mbylljen e kapitullit Lukaku, ndaj gjasat janë që marrëveshja të arrihet brenda javës, me sulmuesin që është gati për aventurën e tretë në Serinë A, por këtë herë me fanellën bardhezi të Juventusit.

Të fundit

Sfidoi KAS-in pasi i ndaloi hyrjen, Asllan Dogjani shoqërohet nga policia

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), vendosi të ndalojë hyrjen e e deputetit demokrat, Asllan Dogjani në ambientet e...

Sekretari i NATO-s: Kam frikë se Irani ka bombën atomike

Nuk pajtohem me ata që e konsiderojnë sulmin amerikan në Iran si në konflikt me të drejtën ndërkombëtare”. Kjo u deklarua nga Sekretari i...

Ervin Salianji kërkon liri me kusht, sa e mundshme është kjo?

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca e radhës për lirimin me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji. Sipas përfaqësuesit ligjor Ledio Braho, raporti i...

500 të vdekur dhe mbi 3 mijë të plagosur që nga sulmi i Izraelit në Iran

Ushtria izraelite thotë se ka goditur një numër objektivash në të gjithë Iranin sot. Në një përditësim në mediat sociale, Forcat e Mbrojtjes së...

Shkodër, gjendet i pajetë në lumin Buna trupi i qytetarit nga Tirana

Një i moshuar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të hënë. Policia e Shkodrës njofton se rreth orës 14:30, në fshatin Muriqan, në...

Lajme të tjera

Web TV