Lizzo paditet nga tre ish-balerina të saj për ngacmim seksual dhe mjedis armiqësor pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lizzo është paditur nga tre ish-balerina të saj, të cilat pretendojnë se i janë nënshtruar një mjedisi armiqësor pune dhe ngacmimesh seksuale kur ishin anëtare të ekipit të kërcimit.

Arianna Davis, Crystal Williams dhe Noelle Rodriguez janë ato që kanë ngritur padinë.

Padia pretendon se ishin “të detyruara të duronin sjellje denigruese seksuale” dhe “u vunë në presion për të marrë pjesë në shfaqje shqetësuese seksi” midis viteve 2021 dhe 2023.

Thuhet se një nga balerinat, Arianna Davis, ishte nxitur nga këngëtarja që të “prekte gjoksin e një interpretueseje nudo” kur ishin në një klub në Red Light District në Amsterdam në shkurt. Nga frika e hakmarrjes, thuhet se ajo pranoi, ndonëse e kishte shprehur shumë herë se nuk kishte dëshirë ta prekte.

Një tjetër ish-balerinë pretendon se roli i saj në ekip u vu në pikëpyetje nga këngëtarja, e cila shprehu shqetësime “të fshehta” për “shtimin në peshë” të balerinës dhe i ushtroi asaj presion për “të shpjeguar peshën e saj” si edhe të zbulojë detaje intime personale.

Për më tepër, padia pretendon se drejtuesja e ekipit të kërcimit, Shirlene Quigley, i nxiti bindjet e saj të krishtera te balerinët dhe u tall me ata që kryenin marrëdhënie seksuale paramartesore. Ajo akuzohet gjithashtu se ka diskutuar hapur për virgjërinë e një prej ish-balerinave.

Në padi thuhet se anëtarët me ngjyrë të trupës së kërcimit janë “trajtuar ndryshe” nga të tjerët. Ata u akuzuan se ishin “dembelë, joprofesionistë dhe kishin qëndrime të këqija” – padia pretendon se këto janë komente që përdoren shpesh “për të nënçmuar dhe dekurajuar” njerëzit me ngjyrë.

Paditëset gjithashtu pretendojnë se Lizzo dhe ekipi i saj nuk i kanë paguar në mënyrë të drejtë gjatë turneut europian të Lizzo-s. Ato pohojnë se u është ofruar vetëm 25% e pagës javore gjatë kohës që nuk performonin në turne, ndërsa interpretuesit e tjerë morën 50% dhe ato gjithashtu pretendojnë se u ishte thënë të mos punonin në projekte të tjera gjatë turneut.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV