Punonjësit e administratës publike, kredi për shtëpi me 0% interes. Kush përfiton!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë kredi për shtëpi me 0% interes. Vendimi për skemën mbështetëse është publikuar në fletoren zyrtare dhe në total do të shpërndahen 300 kredi. Por përfitues nga kjo mbështetje do të jenë vetëm tre kategori punonjësish mjekët, policët dhe ushtarakët.

Efektivët e policisë dhe ushtarakët e Forcat e Armatosura që të përfitojnë nga kredia është kusht që të kenë jo më pak se 2 vite të punësuar në administratën publike, si edhe të rezultojnë të martuar në regjistrin e gjendjes civile.

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për administratën publike për vitin 2023 do të shpërndahen 100 hua për mjekët e sistemit shëndetësor publik, 100 për punonjësit e Policisë së Shtetit dhe 100 për ushtarakët e Forcave të Armatosura. Përzgjedhja e fituesve do të realizohet në bazë të disa kritereve dhe kushteve. Në fokus do të jenë ato familje që nuk disponojnë banesë në pronësi, banojnë në shtëpi në rrezik shembjeje, kanë ngelur ose rrezikojnë të mbeten të pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore.

Po ashtu favorizime do të ketë edhe për ato familje që që humbasin banesën e tyre, si pasojë e zhvendosjes ose zbatimit të një vendimi gjyqësor ose përjashtohen nga procesi i legalizimit, si rezultat i investimeve publike.

Ndërkohë për mjekët janë parashikuar disa kritere të tjera të jenë të punësuar në institucionet shëndetësore publike me kontratë pune me afat të pacaktuar, mjekët që punojnë mbi 80 km larg vendbanimit ose në zona rurale apo qendra sekondare apo terciare. Në vendim nuk ka një shumë e cila vihet në dispozicion ndërsa për zbatimin ngarkohen tre ministritë përkatëse.

Të fundit

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Ekskluzive/Përplasje fizike midis gazetarit të Klan newz dhe operatorit të A2CNN “Video”

Mbrëmjen e sotme në spitalin e traumës ku gjenden të plagosurit e shperthimit në Lushnje janë konfliktuar fizikisht një gazetar i klan news me një...

Rusia nuk dëshiron që dialogu Kosovë-Serbi të përfundojë me sukses

Studim të publikuar nga Instituti i Kosovës për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) theksohet se Rusia nuk e sheh të izoluar procesin e...

Lajme të tjera

Web TV