Vendimi i SPAK për Belerin, mediat greke: Pretendojnë se po shpërndante 50 euro për votë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Duke shkelur rëndë prezumimin e pafajësisë, Prokuroria e Posaçme shqiptare kundër Korrupsionit (SPAK) vendosi në bankën e të akuzuarve kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij, Pandeli Kokaveshin”, kështu e nis shkrimin e saj media greke, Protothema.

Në vijim thuhet se Beleri dhe Kokaveshi akuzohen për “korrupsion aktiv në zgjedhje”, gjë e cila solli dhe reagimin e menjëhershëm të Athinës zyrtare.

Burime diplomatike të Ministrisë së Jashtme theksuan se akuzat ndaj Belerit dhe bashkëpunëtorit të tij, cënojnë të drejtën për një gjykim të drejtë dhe prezumimin e pafajësisë që Shqipëria, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet respektuar rreptësisht.

“Më herët, SPAK, me një njoftim sfidues, shprehu drejtpërdrejt sigurinë e fajit të kryebashkiakut të Himarrës dhe partnerit të tij, duke pretenduar se…”po shpërndanin 50 euro” për të siguruuar votat në zgjedhjet bashkiake të 14 Majit”, thuhet më tej në artikullin e medias greke.

Kujtojmë se ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe çoi për gjykim kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Gjithashtu hetimet u mbyllën edhe për bashkëpuntorin e Belerit, Pandeli Kokaveshin, i cili ra në prangat e Policisë në po të njëjtën ditë me kryebashkiakun e Himarës, pasi u kapën duke blerë vota për zgjedhjet e 14 Majit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK rezultoi se Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë, në zgjedhjet vendore të datës 14.05.2023, ndërsa vetë shtetasit Arsen Rama i ka premtuar si shpërblim për shërbimin që do të kryente shumën 300 euro.

Lexo edhe :  Drejtori i NCA britanike takim “kokë më kokë” me Rrumbullakun, zbardhet tema e diskutimit

Kryebashkiaku i Himarës i ka dhënë shumat monetare Arsenit nëpërmjet të pandehurit tjetër Pandeli Kokaveshi, i cili ka qenë bashkëpunëtori i tij në kryerjen e këtij akti korruptiv dhe ky i fundit i ka dhënë Arsen Ramës tetë kartëmonedha të prerjes 5 000 lekëshe për tetë persona që do votonin në favor të Belerit.

Kryebashkiaku i Himarës ndodhet në paraburgim prej datës 12 Maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Pavarësisht se ishte në qeli, ai arriti të fitonte dhe të merrte mandatin nga KQZ.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.

Të fundit

Papa Françesku dërgohet në spital

Papa Françesku u dërguar sot në spitalin Gemelli në Romë pas një auditori të përgjithshëm të mbajtur në Vatikan...

Princi Harry humbet sfidën e Gjykatës së Lartë për mbrojtjen e sigurisë në MB

Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë për nivelin e mbrojtjes së tij të sigurisë kur ai ndodhet në...

“Regjimi i Putin duhet të humbasë”, Zelensky në Tiranë: Dështimet e tij janë siguria jonë

“Dëshiroj të falenderoj ramën për mbështetjn personale për Ukrainën. Edi, e vlerësoj mikpritjen tuaj dhe mudnësinë që po na jep. Të gjithë e kuptojnë...

Rama: T’i japim mbështetje financiare dhe ushtarake Ukrainës të ndalë agresorin

Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare...

Samiti për Ukrainën/ Rama: Prania e Zelenskyt është një kujtesë që Putin nuk ia ka dalë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën, në lidhje me luftën e saj ndaj Rusisë. Gjatë fjalës së tij në Samitin...

Lajme të tjera

Web TV