Futbolli është një lojë e paparashikueshme, dhuron emocione, gëzime dhe zhgënjime brenda një ndeshjeje. Të tilla ndjesi të përziera përjetoi Drita e Gjilanit në ndeshjen e kthimit me Viktoria Plzenin, që e humbi “in extremis” me rezultatin 1-2, duke u eliminuar me rezultat të përgjithshëm po 1-2 (0-0 takimi i parë).
Kundërshtari çek, me shumë përvojë në ndeshjet evropiane, e zhbllokoi takimin në minutën e 76-të me Durosinmin, por kundërpërgjigjja e “intelektualëve” erdhi shpejt me golin e Krasniqit. Në minutën e 113’ (u akorduan 18 minuta shtesë për shkak të ndërprerjes se ndeshjes si rezultat i problemeve me sistemin e ndriçimit) Plzeni fitoi një penallti, që e shndërroi në gol Jirka, duke eliminuar Dritën.