Alibia/ Berisha për 14 majin: Më vodhën partinë megjithë zgjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi dje strukturat drejtuese të Grupit të Rithemelimit ku foli për humbjen e zgjedhjeve të 14 majit. Sipas tij, zgjedhjet nuk do të njihen kurrë, ndërsa shkaktar për humbjen bën si “vjedhjen e vulës dhe logon” nga Basha, ashtu edhe tjetërsimin e votës nga Rama.

Ish-kryeministri Sali Berisha mblodhi dje strukturat e Grupit të Rithemelimit brenda PD-së ku analizoi humbjen e zgjedhjeve lokale më 14 maj. Sipas tij, arsyeja kryesore e humbjes lidhet si me “vjedhjen e partisë”, për të cilën thekson se Rama ia dha Bashës vulën dhe logon e PD-së, ashtu edhe përdorimin e krimit, administratës shtetërore dhe blerjes së votave nga mazhoranca. Berisha është shprehur se nuk do të pranojë kurrë rezultatin e zgjedhjeve dhe se të gjithë gjetjet prej 600 faqesh do të dërgohen “në gjithë botën” për të faktuar atë që sipas tij ishin zgjedhje të vjedhura dhe të tjetërsuara. “Raporti është 600 faqe. Është nisur në qendrat e specializuara që merren me zgjedhje të lira dhe do shpërndahet kudo në botë si dëshmi se zgjedhjet e 14 majit ishin farsa më e shëmtuar elektorale në historinë e pluralizmit shqiptar. Ato ishin zgjedhjet e para në të cilat për herë të para armiku i votës së shqiptarëve shpalli kinezëri kodin zgjedhor, asgjësoi cdo mbrojtje dhe garanci ligjore që ky kod u garanton pjesëmarrësve në garën elektorale, së bashkiu me Kodin Zgjedhor Rama shkelmoi parimet kushtetuese, ato të kartës së Kopenhagënit, të Kodit të Venecias dhe kushtetutës së vendit”, tha Berisha, ndërsa theksoi se “këto zgjedhje ishin të pabarabarta dhe rezultati nuk do të pranohet kurrë”-tha Berisha. Ai akuzoi më tej se kryeministri Edi Rama vuri në zbatim një makineri të madhe në blerjen massive të votave. “Në blerjen e votave qeveria angazhoi me dhjetëra dhe qindara biznese, duke u ngarkuar bizneseve në patrobnazh qendra votimi. Gjithashtu mobilizoi klanet e drogës me favore dhe ato derdhën sasi të mëdha parash në këtë proces. Rama fitoi zgjedhjet për fat të keq mashtroi veten dhe përligji një farsë të shëmtuar”-thaksoi Berisha. Ai gjithashtu u ka kërkuar strukturave të PD-së që drejton që të alaizojnë me detaje gjithçka që ndodhi në zgjedhjet lokale. Megjithatë në mënyrë direkte duket se ua ka bërë të qartë se nuk do të mbajë përgjegjësi për humbjen, duke ia faturuar si “vjedhjen” e pasrtisë, ashtu edhe “vjedhjen” e votave.

Lexo edhe :  Masakra e Reçakut/ Begaj: Denoncimi i ngjarjes ndryshoi historinë e Kosovës

Me statutin e Grupit të Rithemelimit është e përcaktuar se nëse humben zgjedhjet lokale atëherë kryetari kalon në votëbesin në Këshillin Kombëtar. Ndërsa nëse humbet zgjedhjet e përgjithshme largohet automatikisht. Pavarësisht qartësisë së statutit Berisha ka ngritur alibinë e vjedhjes së votave dhe premton që nuk do të japë dorëheqje dhe se do të përballet me regjimin, që sipas tij drejtohet nga Rama dhe “pengu” i tij Lulzim Basha.  Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë. Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ. “Procesi i konsultimit me strukturat dhe i analizës së zgjedhjeve vendore të 14 majit do të nisë më 12 gusht dhe do të mbyllet në fund të muajt të shtatorit, pra do të zgjasë rreth 40 ditë. Në fund të këtij procesi, çdo degë do të dërgojë fizikisht dhe në formë elektronike përfundimet e analizës sipas formatit të përcaktuar pranë sekretariatit organizativ”, thuhet në vendim. Ndërsa po dje ish-kryeministri Sali Berisha teksa u pyet nga gazetarët për situatën në Partinë Demokratike dhe se nëse do të krijojë një parti të re, u përgjigj se kjo nuk do të ndodhë. Gjithashtu Berisha theksoi se beteja kryesore e Partisë Demokratike është me kryeministrin Edi Rama dhe regjimin. “Ne nuk mund të na ndryshojë askush emrin. Jemi PD nisim betejën kundër regjimit. Sot kemi një mbledhje të rëndësishme dhe askush nuk mund t’u ndryshojë demokratëve identitetin. Do të përballemi me regjimin dhe Ramën”-tha Berisha.

Të fundit

Operohet bebja më e vogël/ Foshnja 30 ditëshe kreu ndërhyrje në zemër në QSUT

Operohet me sukses në zemër bebja me peshën më të vogël në Shqipëri.   Një foshnje  30 ditëshe  2.9 kilogram ...

Eljona Shkreli komandohet si kryetare e PD në Shkodër

Procedi i zgjedhjeve në PD-në e Shkodrës është pezulluar momentalisht dhe si kryetare e kësaj force politike në qarkun verior është komanduar Eljona Shkreli. Gjatë...

“Ari i Zi”/ Sekuestrimi i mbi një milion litra naftë në Durrës, lihen në burg 3 persona

Nga 9 të arrestuarit e policisë gjatë operacionit politcor të koduar “Ari i Zi” për goditjen e kontrabandës së naftës, Gjykata e Durrësit, me...

Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë/Gjykata zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha. Në një vendim të gjatë, Kushtetuesja argumenton arsyet pse u rrëzua kërkesa...

“Udhëtim transformues i Shqipërisë në turizëm”/ 11,7 mln vizitorë të huaj vitin e kaluar

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, theksoi se “nga 3,6 milionë vizitorë të huaj që prisnim 10 vite më parë, kryesisht...

Lajme të tjera

Web TV