E rrallë/ 27-vjeçarja sjell në jetë djalin që peshon më shumë se 6 kilogramë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Serbi ka lindur një djalë që peshon më shumë se 6 kilogramë. Foshnja ka lindur në datën 5 gusht, në maternitetin e spitalit në Gornji Milanovac, raportojnë mediat serbe.

Suzana Kuçina, 27-vjeçe nga Gornji Milanovac solli në jetë një djalë, i gjatë 68 centimetra. Specialistët e gjinekologjisë dhe obstetrikës, dr. Dragan Perishiq dhe dr. Vladislav Vasiq, të cilët sollën në jetë foshnjën mbrëmë, thonë se është një nga foshnjat më të mëdha në karrierën e tyre mjekësore.

“Gruaja ka lindur me prerje cezariane. Ne e dinim që fëmija ishte i madh, por nuk e prisnim një fëmijë kaq të madh. Më e rëndësishmja është që gjithçka shkoi mirë, dhe që nëna dhe foshnja janë mirë.

Sipas kolegëve të mi më të vjetër, në maternitetin tonë ky është foshnja më e madhe e lindur deri më tani. Më herët doktori Milorad Nikoliq asistoi për një foshnjë me peshë rreth gjashtë kilogramë, por ky është ende një rekordmen i vogël për ne, sepse peshon 6.420”, ka thënë doktor Vasiq për GMinfo.

“Nëna ndihet mirë, edhe foshnja. Meqë ra fjala, ky është fëmija i tretë. Nëse gjithçka shkon mirë, ajo do të dalë nga spitali për pesë ditë”, thonë nga materniteti dhe konfirmojnë se foshnja të tilla të mëdha nuk lindin aq shpesh.

Të fundit

Doni lëkurë të pastër? Ja si ta përdorni të bardhën e vezës për të trajtuar fytyrën

Një nga gjërat që shumica e njerëzve harrojnë të përfshijnë në rutinën e tyre është kujdesi për lëkurën. Nga dielli...

Haiti, vriten tre persona, mes tyre vajza e një kongresmeni amerikan

Tre misionarë të organizatës amerikane “Misionet në Haiti”, qendra e të cilëve ishin vendosur në Oklahama janë vrarë pasi u zunë pritë nga një...

“Peshkaqenët e borxheve”/ Deralla: Në vitin 2020 Banka e Shqipërisë mori një plan masash

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 personat e përfshirë në skandalin e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet te ashtuquajturave...

OBSH: COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë

Pandemia COVID-19 shkurtoi jetëgjatësinë në botë për gati dy vjet, kur u përhap nga viti 2019 dhe 2021, duke zhbërë një dekadë përparim, tha...

Skema e mashtrimit me mikro-kreditë/ “Rasti, më i keq se firmat piramidale”

Disa ditë më parë, Prokuroria e Tiranës ka goditur skemën e zhvatjes së qytetarëve nëpërmjet të ashtuquajtur mikrokredi me interesa të larta, për shlyerjen...

Lajme të tjera

Web TV