Njihuni me qytetin ku banorët jetojnë nën tokë (FOTO)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një qytet i jashtëzakonshëm, ku gjithçka ndodhet nën tokë, nga kishat te kampingjet. Ndërsa bota gjithnjë e më shumë po vuan pasojat e ngrohjes globale, a mund të jetë ky qytet një shembull se e ardhmja jonë mund të jetë nëntokë?

Në rrugën e gjatë drejt Australisë qendrore, të shoqëron një peizazh krejtësisht i shkretë që ngjason me një hapësirë të pafundme.

Por, papritur, shfaqen disa ndërtime misterioze që ngjasojnë me piramida rëre. Këto janë shenjat e para të Coober Pedy, një qytet i minierave të opalit, me një popullsi prej rreth 2500 banorësh që jetojnë nëntokë.

Në këtë cep të botës, 60% e popullsisë jeton në shtëpi të ndërtuara në shkëmbinj ranor. Në disa lagje, shenjat e vetme se aty ka jetë janë boshtet e ventilimit që ngjiten nga nëntoka lart.

Në dimër, kjo mënyrë jetese mund të duket e çuditshme. Por në një ditë vere, Coober Pedy merr kuptim. Temperaturat janë aq ekstreme saqë zogjtë bien nga qielli dhe pajisjet elektronike duhet të ruhen në frigoriferë.

Coober Pedy nuk është vendbanimi i parë në botë, madje as më i madhi, nëntokësor. Njerëzit janë tërhequr nga nëntoka për të përballuar klimat sfiduese për mijëra vjet. Shembulli më i famshëm është Kapadokia në Turqi.

Rajoni ndodhet në një pllajë të thatë dhe është i famshëm për gjeologjinë mahnitëse, me një peizazh majash të skalitura shkëmbore. Ashtu si në Coober Pedy, jeta nëntokësore i ndihmoi banorët e rajonit të përballen me klimën kontinentale, e cila luhatet midis verës së nxehtë, të thatë dhe dimrit të ftohtë e me dëborë

Një zgjidhje efektive

Rruga për në Coober Pedy është krejt normale, plot restorante, bare, supermarkete e pika karburanti.  Coober Pedy është komplet e kundërta… çdo gjë mbi sipërfaqe është e shkretë. Mirëpo sa më shumë të hysh nëpër tunelet nëntokësore aq më shumë ndihet jeta e vrullshme e banorëve të këtij vendbanimi. Ndërtesat nëntokësore duhet të jenë të paktën katër metra të thella, për të parandaluar shembjen e çative të tyre dhe nën këtë sasi shkëmbinjsh, është gjithmonë një temperaturë e butë 23 gradë celsius. Ndërsa banorët mbi tokë duhet të durojnë verën e nxehtë, shtëpitë nëntokësore ruajnë një temperaturë perfekte gjatë gjithë dimrit.

Lexo edhe :  Persona që u kanë zili, ja si të silleni me ta

Përveç rehatisë, një avantazh tjetër i jetesës nëntokësore janë paratë. Coober Pedy gjeneron të gjithë energjinë e tij elektrike – 70% e së cilës mundësohet nga era dhe dielli. Gjatë një ankandi të fundit, një shtëpi mesatare me tri dhoma gjumi u shit për rreth 26.000 dollarë. Megjithëse shumë nga këto prona janë jashtëzakonisht bazike ose kanë nevojë për rinovim, ka një hendek të madh midis çmimit të këtyre shtëpive dhe atyre në qytetin më të afërt, Adelaide, ku çmimi mesatar i shtëpisë është 457.000 dollarë.

Çuditërisht, stili i jetesës nëntokësore mund të sigurojë gjithashtu njëfarë mbrojtjeje kundër tërmeteve. “Ne kemi përjetuar dy tërmete që kur unë kam jetuar këtu dhe asgjë nuk ndodhi”, thotë një nga banorët. Gjithashtu, një avantazh tjetër i këtij qyteti është se në të mund të kryesh punime shumë thjesht. Shkëmbinjtë janë të butë dhe mund të gërvishten madje edhe me thonj. Ju mund të ndërtoni dhoma dhe hapësira të tjera në çdo formë që ju pëlqen, pa materiale shtesë. Shumë vendas jetojnë në banesa luksoze me pishina nëntokësore, dhoma lojërash dhe banja të gjera. Një vendas e ka përshkruar madje shtëpinë e tij nëntokësore si “si një kështjellë”.

Të fundit

Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i...

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në...

Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo...

Një tjetër epidemi po kërcënon botën/ Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet me shpejtësi

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe...

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV