Pas një dite me shi e det të trazuar, pushuesit e Shëngjinit i janë rikthyer masivisht plazhit. Pavarësisht motit që vijon të jetë i vrenjtur, dallgët janë qetësuar dhe koha është ngrohur më shumë.
Plazhi i Shëngjinit, për kushtet që ofron, me rregull, pastërti siguri e qetësi publike, është bërë mjaft i preferuar për pushuesit, numrin më të lartë të të cilëve e përbëjnë shqiptarët nga Kosova.