Eficencë në energji, vendi fqinj del me njoftimin e rëndësishëm ndaj qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 2 mijë familje do të përfitojnë nga projekti për eficencë të energjisë për shtëpitë individuale të banimit, që nisi të hënën nga Fondi i Kosovës për Eficencë të Energjisë.

Qytetarët mund të aplikojnë për subvencionim të termoizolimit të mureve të jashtme, të kulmeve, si dhe ndërrimit të dritareve dhe dyerve të jashtme për 45 % të vlerës së investimit, deri në 5,500 euro.

Përfaqësuesit e BE në Kosovë, të cilët janë edhe donatorët, flasin për disa përfitime nga ky projekt.

“Përfitimet janë të shumëfishta, përveçse përfitojmë kursime financiare, përfitojmë gjithashtu ajër më të pastër dhe mjedis më të pastër për një shëndet më të mirë publik. Aty padyshim që mbetemi të përkushtuar për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt energjisë së mirë dhe të pastër, dekarbonizimit dhe sigurisë energjetike përmes masave të efiçiencës së energjisë dhe kalimit drejt energjisë së rinovueshme, të cilat janë të dyja thelbësore për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik”, tha Alessandro Biannciarsi, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, Kosovë.

Për ministren e Ekonomisë të Kosovës Artane Rizvannoli ky projekt është ndër prioritetet e qeverisë.

Aplikuesit për këtë fond do të duhet të plotësojnë disa kushte; së pari shtëpia të jetë e banueshme, të jetë e pa izoluar dhe të ketë rreth 250 këh energji elektrike në muaj përgjatë  2 viteve të fundit.

Të fundit

Pse Mitsotakis kandidoi Belerin për eurodeputet? Mediat greke zbardhin prapaskenat

Një ditë pas publikimit të lajmit për kandidimin e Fredi Belerit nga partia “Demokracia e Re” për zgjedhjet europiane...

Olaf Scholz takohet me Xi Jinping, dy liderët bëjnë thirrje për bashkëpunim

Në fillim të takimit me kancelarin Scholz, presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes dy vendeve. Së bashku, ne mund...

Dumani hedh poshtë deklaratat e Ilir Metës: S’e kam njohur kurrë McGonigal!

Kreu i SPAK reagon lidhur me akuzat e forta nga ish presidenti Ilir Meta dje në një studio televizive. Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal. Gjithçka...

“Bypass-i” i Radhimës, gati në qershor/ Lehtëson ndjeshëm trafikun në sezonin turistik

Në prag të sezonit turistik ByPass i Radhimës do të hapet për qarkullimin e mjeteve. Ky investim është pjesë e rrugës Vlorë-Orikum, dhe ka një...

“Romeo nuk shkon në finale”/ Gazetari e thotë troç: Heidi është lojtare më e fortë

Ronaldo Sharka, ish-banor i ‘Big Brother VIP Albania’ ka bërë një analizë të lojës së deritanishme. Teksa ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në...

Lajme të tjera

Web TV