Fitime “të fryra” apo të vërteta? Valbona komenton shifrat që marrin ish-banorët e BBV

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deklarata e Bledi Manes, pak javë më parë për fitimet e çmendura të ish-konkurrentëve të BBV, i ka vënë të gjithë në lëvizje.

Mes të tjerave, Bledi, duke iu referuar statistikave, tha se listën e fitimeve e kryeson Luiz Ejlli, i cili fiton në muaj rreth 100 mijë euro, duke përfshirë kontratat komerciale, imazh i bizneseve të ndryshme, postimet në rrjetet e tij sociale, kontratat me koncertet, natyrisht edhe projektet e tjera, filmat.

Efi, gjithashtu fiton nga rrjetet sociale deri në 12 mijë euro.

Maestro, po ashtu, fiton në muaj 15-17 mijë euro. Në një intervistë të fundit për “Wake Up”, Maestro pranoi: “Mesi i korrikut dhe gushti është muaj sulmi për të gjithë ata që merren me aktivitete.

Duke qenë se është një muaj sulmi, ka shumë kërkesa. E nëse i merr me radhë këto kërkesa, mendoj se kjo është e pranueshme”.

Po Valbona Memës, si i duken këto shifra? E ftuar sot në “Pushime on Top”, ajo tha se, me siguri, duhet të jenë shifra të referuara: “Nëse e ka thënë Bledi këtë, është referuar diku dhe pa marrë mendimin e tyre, nuk ka se si e thotë në ajër”.

Pa dhënë asnjë koment tjetër, këngëtarja e njohur e skenës tha se është “kënaqësi” për këdo që i meriton. Pyetjes se kush i merton më shumë, Valbona iu përgjigj: “Të gjithë, kush ka dhënë shpirtin, e ka merituar”.

Të fundit

Deputetët të deklarojnë kush përdor Sky ECC

Deputetët e Partisë Demokratike kanë propozuar një nismë që kërkon vetëdeklarimin e deputetëve dhe ministrave për përdorimin e platformës...

Rama: Regjistrohuni për të votuar në zgjedhjet e 11 majit 2025

Kryeministri Edi Rama ka bërë një dalje për median ku ju ka kërkuar emigrantëve që të regjistrohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e...

Mundësi të shkëlqyera për sukses…Çfarë parashikojnë yjet për ju sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të shtunën dita premton të jetë pozitive, me Marsin që ju jep energji dhe vendosmëri. Në dashuri...

Policia aksion ‘blic’ në Krujë, kontrolle mjeteve luksoze dhe atyre me xhama të zinj

Policia e Krujës ka ngritur disa pika kontrolli në akset kryesore të këtij rrethi veçanërisht në akset që lidhin veriun me pjesën tjetër të...

Lajme të tjera

Web TV