“Keni bërë autogol”/ Greqisë i soset durimi: Nëse Fredi Beleri shkarkohet do të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis ka kërcënuar Shqipërinë se në rast se kryebahskiaku i zjgehdur i Himarës, Fredi Beleri shkakrohet, marrëdhëniet mes dy vendeve do të përkeqësohen.

Në një intervistë për kanalin shtetëror ERT, Gerapetritis e  ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”.

Siaps tij, paraburgosja e Belerit është e paligjshme dhe cënon shtetin e së drejtës, ndërsa shtoi se qeveria greke ka ndërmarrë një sërë nismash jo vetëm për lirimin, por edhe për betimin në postin e kryebashkiakut, duke theksuar se këto çojnë në përshkallëzim të situatës dhe rritje tensioni.

“Me mënyrën se si vepron pala shqiptare, me siguri po qëllon veten në këmbë (bën autogol)”, vuri në dukje G. Gerapetritis, duke paralajmëruar se nëse Fredi Beleri shkarkohet nga posti, atëherë do të drejtohemi në një përkeqësim serioz të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Ministri i Jashtëm grek theksoi prerë se nuk ka shans të vijojë  procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në BE me një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit.

Së fundi, ministri grek ka shtuar se mënyra e trajtimit të çështjes nga pala shqiptare përbën një pengesë serioze në rrugën e integrimit të Shqipërisë drejt familjes europiane dhe se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.

Të fundit

NBA/ Los Angelos Lakers mposhtin Indiana Pacers dhe janë fitues të In-Season Tournament

LeBron James dhe Anthony Davis kombinuan për 65 pikë, teksa Los Angeles Lakers fituan turneun inaugurues të NBA In-Season,...

VIDEO/ Inter mposht lehtësisht Udinesen në “Giuseppe Meazza” dhe rikthehet në kryesim

Interi rikthehet sërish në krye të Serie A. Skuadra e Simone Inzaghit zhvilloi një ndeshje perfekte në “San Siro” duke mposhtur 4-0 Udinesen. Fundi i...

Dhërmi/ 56-vjeçari kapet në flagrancë duke shkarkuar inerte pa autorizim

Një 56-vjeçar është nën hetim në gjendje të lirë, pasi u kap duke shkarkuar inerte në afërsi të një aksi rrugor, pa autorizim nga...

Humbi rrugën në Malin e Dajtit, policia i shkon në ndihmë turistit gjerman

Policia i ka ardhur në ndihmë një shtetasi gjerman. Ky i fundit rreth pasdites, në Malin e Dajtit, duke eksploruar natyrën, ka humbur rrugën,...

Tentativa për grabitje në fshatin Prush/ Autorët përleshën me efektivin

Tre personat e armatosur të cilët tentuan të vidhin me armë banesën e Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës, patën përplasje me policinë,...

Lajme të tjera

Web TV