Gjithçka e kryer, Maguire e mbyll me Manchester United por mbetet në Premier League

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kritika pafund nga tifozët, më pas iu hoq shiriti i kapitenit, tani merr fund edhe aventura me Manchester United për Harry Maguire. Mbrojtësi i kombëtares angleze, do të vazhdojë karrierën te West Hami.

Dy klubet e Premier League kanë gjetur në parim gjuhën e përbashkët për një shumë që shkon në 30 milionë paund.

Tashmë duhet arritur akordi me agjentin e qendërmbrojtësit, por një gjë e tillë nuk do të jetë problem për drejtuesit e klubit londinez, që sezonin e kaluar fitoi Conference League.

Erik ten Hag, trajneri i United, pret një përforcim në mbrojtje nga drejtuesit e klubit. Të cilët kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Maguire.

30-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 mln euro nga Leicester City në verën e vitit 2019, një blerje rekord për një mbrojtës deri në momentin që u parakalua nga Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat u bë pjesë e Manchester City këtë verë. Kampionët e Anglisë dhe të Europës, paguan 90 mln euro në arkat e Leipzigut.

Të fundit

Rita Lati zbulon parodinë që e bëri të famshme (Video)

Rita Lati ka ushqyer me humor publikun shqiptar prej dekadash, duke shkruar emrin e saj krah aktoreve më të...

Pse duhani kushton më lirë në Shqipëri?

Duhanpirja në Shqipëri vijon të mbetet në nivele të larta ku pothuajse gjysma e meshkujve konsumojnë duhan. Niveli i konsumit tejkalon ndjeshëm  vendet e...

1 në 5 adoleshentë, obez/ Shkak kequshqyerja dhe mungesa e aktivitetit fizik

Raporti i fundit i hartuar nga organizata botërore e shëndetësisë në europë përfshirë edhe Shqipërinë ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit janë...

Vendet e lira të punës/ Vetëm 7.6% e tyre kërkojnë arsim të lartë

Më datën 21 maj, Agjencia Kombëtare e Punësimit shpalli rreth 2010 vende të lira pune në të gjithë vendin, por nga përpunimi i të...

Rita Lati rrëfen historinë e trishtë: Kam humbur një vajzë, ishte identike me Rozën!

Aktorja Rita Lati ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, teksa zbuloi se ka humbur një vajzë. Artistja ka treguar se vogëlushja erdhi...

Lajme të tjera

Web TV