Ligji i ri/ Cilat janë pronat që nuk do të paguajnë taksa?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët që kanë prona do të paguajnë taksë më të lartë nga viti 2026. Por, taksa nuk do të rritet për të gjithë pasi, ligji synon të mbrojë shtresat e varfra.

Taksa e re e pronës që do të nisë të aplikohet në vitin 2026 për ndërtesat dhe në vitin 2028 për tokat bujqësore, pritet të bëhet burimi kryesor i të ardhurave për bashkitë e vendit.

Sipas formulës që propozohet dhe do të konsultohet deri në fund të muajit, pagesa do të jetë rreth 3 herë më e lartë se sot dhe do të paguhet një herë në vit.

Ndërkohë, për ata që kanë në pronësi një pronë të dytë, taksimi do të jetë progresiv. Pra, do të paguajnë me një koeficient më të lartë, që mund të jetë sa dyfishi i pronës së parë.

Për ministrinë e Financave, projektligji mbron disa kategori apo grupe sociale që kanë të ardhura minimale, duke i përjashtuar nga pagesa.

Ministria argumenton se taksimi i ri i pronave, bazohet në vlerën e tregut dhe synohet të jetë mblidhet me eficencë nga të gjitha bashkitë e vendit.

Në përshkrimin e ligjit thuhet se ai vjen si domosdoshmëri, pasi toka dhe ndërtesat janë të lidhura ngushtë me shërbimet që ofrohen nga bashkitë përkatëse, sidomos në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale, trasportin urban, policinë bashkiake, mbrojtjen kundër zjarrit etj

(S.M)

Të fundit

Ishte duke punuar në terminalin e aeroporit, humb jetën punëtori pasi bie nga lartësia

Një 39-vjeçar ka humbur jetën këtë të shtunë si pasojë e rënies nga lartësia. Viktima ishte duke punuar  në terminalin...

Vlera e arit në 20 vjet është rritur me 620 për qind

Në dy dekadat e fundit, vlera e arit është rritur me 620 për qind, që do të thotë se një investim prej 20 mijë...

Ardit Bido denoncon Belerin: Doktor, po del bllof me Shqipërinë

Kandidati i Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës, Ardit Bido, ka reaguar pas prezencës së eurodeputetit grek, Fredi Beleri, në territorin shqiptar, ku ky...

Administrata e Trump publikon informacionet e klasifikuara/ Ja arsyeja e ekzekutimit

Arkivi Kombëtar i SHBA-së ka publikuar mijëra faqe të dhënash në lidhje me vrasjen e senatorit Robert F. Kennedy, sipas faqes së internetit të...

“Si në filma”, kamarieri robot në restorantet e Kubës tërheq vëmendjen (VIDEO)

Për Sonia Perez, hyrja në restorantin Dona Alicia të Havanas ishte si të hynte në një film. Edhe pse Kuba lufton me ndërprerjet e energjisë...

Lajme të tjera

Web TV