Refuzoi dy herë të bëhej pjesë e BB VIP/ Habit Zhaklina, zbulon se para 10 vitesh…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Zhaklin Lekatari, ishte një ditë më parë e ftuar në emisionin “Pushime on Top”.

Gjatë kësaj interviste, gazetarja e njohur zbuloi se para 10 vitesh ka bërë një audicion për të qenë pjesë e reality show-t “Big Brother”. Ajo tregoi se e ka fituar atë, por nuk shkoi më pas.

E pyetur nga moderatorja Lei Kraja nëse u pendua, Zhaklina tha ‘jo’, por që kishte vendosur për diçka tjetër.

Më pas moderatori Eni Shehu i kujtoi ftesën që i është bërë për të qenë pjesë e edicionit të parë të “Big Brother VIP”.

Këtu Lekatari u shpreh se “edhe për BB VIP 2 më kanë bërë një ftesë që të isha banore, por nuk e kam pranuar”.

“Jam një njeri i lirë. Ti Eni më njeh mirë, njihemi prej vitesh. E gjithë ato korniza, gjithë ato strukturime, nuk janë të përshtatshme për mua. Unë kam qejf t’a them mendimin tim, të jem e lirë fizikisht, mendërisht e emocionalisht. Big Brother brenda shtëpisë nuk është formati i përshtatshëm për mua. Si opinioniste e kam gjetur veten shumë mirë. Eksperiencë e vështirë, por më ka bërë mirë. Më ka rritur si profesionalisht edhe nga ana njerëzore”, tha gazetarja e njohur./E.T

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV