Katër milionë pasagjerë në Aeroportin “Nënë Tereza”/ Rama: Rekord absolut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër milionë pasagjerë kanë udhëtuar përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë, shifër për të cilën kryeministri Edi Rama shprehet se është një rekord absolut që flet më shumë se një milionë fjalë. Rama shkruan se synohet që deri në fund të vitit numri të arrijë në 6 milionë pasagjerë.

Postimi i kryeministrit Rama:

4 MILIONË PASAGJERË në Aeroportin “Nënë Tereza” janë një rekord absolut, i cili flet më shumë se 1 milionë fjalë për transformimin në vazhdim të Shqipërisë dhe një arritje e jashtëzakonshme, që premton kapërcimin e tavanit të 6 MILIONË pasagjerëve deri në fund të këtij viti, çka do të thotë aeroporti kampion në një rajon ku e kemi nisur ngjitjen nga vendi i fundit, me rreth 350 mijë pasagjerë në vit, kur morëm mandatin e parë për të rilindur Shqipërinë😍😍😍
#VetëmPërpara➡️🇦🇱/k.b

Të fundit

Vietnam, përmbyset anija turistike, 34 të vdekur

Një ngjarje rëndë ka ndodhur sot në Gjirin Ha Long të Vietnamit, ku një anije turistike u përmbys nga...

Xhilian Zheleku, heroi i heshtur i turistëve në Sarandë

Personi që shihni në foto është Xhilian Zheleku, roja bregdetare pranë kanalit të Çukës në Sarandë i cili është kthyer në heroin e pushuesve. Sipas...

Mikrokreditë mashtruan shqiptarët, SPAK çon në gjyq skemën

Me një akuzë 211 fletë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka “kopsitur” dosjen për në gjyq...

Slloveni, qytetarët votojnë pro eutanazisë (pacienti vendos vdekjen)

Sllovenia legalizoi vdekjen e asistuar të hënën pas një referendumi, në të cilin shumica e votuesve votuan pro. Parlamenti slloven miratoi ligjin me...

VIDEO: Qytetari dhunohet në mes të pushuesve në Ksamil

Një qytetar është dhunuar në mes të pushuesve në Ksamil. Ngjarja është shënuar mesditën e së premtes në një prej zonave më të frekuentuara...

Lajme të tjera

Web TV