Në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ripërsëriti ftesën për të rinjtë dhe të rejat që kanë dëshirë të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.
Balla u shpreh se sfida për ta rinuar Policinë e Shtetit është e hapur.
“Duke u bërë oficer policie ju keni mundësinë të zhvilloheni profesionalisht dhe personalisht si dhe të bëni diferencë pozitive në komunitetin tuaj.
Ju do të mbroni rendin publik, parandaloni dhe hetoni krimin”, theksoi ai.
Sipas Ballës, kjo është një detyrë e rëndësishme publike, shumë sfiduese, e cila i jep mundësinë të rinjve të shikojnë impaktin direkt të punës së tyre.