“Eris” po përhapet me ritme të shpejta/Shkencëtarët: Mund të përhapet më shumë në shtator

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Covid duket se ditët e fundit është rikthyer me një përhapje të shpejtë përsa i përket numrit të infektuarve në mbarë botën autoritetet shëndetësore janë të shqetësuara për përhapjen e nënvariantit të ri EG.5.1. (Eris) i llojit Omicron , i SARS-CoV-2, të cilin Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e karakterizoi si një nënvariant me interes epidemiologjik.

Shkencëtarët po monitorojnë qarkullimin e tij në komunitet dhe zbulimi është se ai po rritet me një ritëm të shpejtë, ku deri më tani është përhapur në 51 vende.

Nga të dhënat e deritanishme, rreziku që paraqet Eris për shëndetin publik është i ulët. “Varianti Eris” na kujtoi se SARS-CoV-2, mutacionet dhe nënvariantet e tij janë këtu”, thekson për APE-MPE, kryetarja e Shoqatës së Mjekëve Spitalorë Athinë-Pireus (EINAP) Matina Pagonis.

Ndër të tjera ajo shprehet se nuk ka indikacione se shkakton sëmundje më të rëndë se variantet e mëparshme, pasi simptomat e saj janë të lehta dhe gjendja aktualisht është nën kontroll.

Ndër të tjera ajo rekomandon që personat që i përkasin grupeve vulnerabël (të moshuar, që vuajnë nga sëmundje themelore) të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të respektojnë masat e mbrojtjes personale, pasi janë në rrezik të madh nga rritja e qarkullimit të koronavirusit në komunitet.

Vjeshta duket se është dhe periudha më shqetësuese për shkencërarët të cilët mendojnë se mund të jetë dhe koha kur ky mutacion për shkak  të mbylljes së pushimeve verore dhe hapjes së shkollave mund të çojë në një përhapje më të madhe të këtij variant.

Incidenca globale e nënvariantit të ri është afërsisht 18% e rasteve. “Eris” tashmë përbën 20% të rasteve të identifikuara në Azi, 10% në Evropë dhe 7% në Amerikën e Veriut. Varianti i ri është tashmë varianti i dytë më i zakonshëm në MB, me 14%, dhe muajin e fundit rritja e këtij nënvarianti është shoqëruar me rritje të sëmundshmërisë në komunitet. Në SHBA shkalla e rasteve pozitive është 17% dhe ka një rritje të rasteve, vizitave në urgjencë dhe spitale. Shkencëtarët raportojnë se aktualisht nuk ka asgjë që të sugjerojë se ky lloj i veçantë po nxit këto rritje.

Lexo edhe :  “Përfitimet që sjell anëtarësimi, edhe pa qenë pjesë e BE”/ Varhelyi: Është plan ambicioz

Simptomat e shkaktuara nga “Eris” janë :

* Rrjedhje nga hunda

* Dhimbje koke

* Lodhje (e lehte ose e rende)

* Teshtitje

* Dhimbje fyti

* Ethet (nese eshte e pranishme), zgjat nje deri ne dy dite.

Ndër të tjera ekspertët shprehen se fatmirësisht deri më tani ky variant nuk shkakton simptoma serioze. Por gjithashtu bëhet thirrje nga autoritetet që qytetarët të jen ëtë kujdesshëm dhe të respektojnë masat kryesore të higjenës. / S.M

Të fundit

Foto/ Punimet për Urën e Kukësit drejt përfundimit

Po shkon drejt përfundimit Ura e Madhe e Kukësit që zëvendëson urën e vjetër ekzistuese që ka më shumë se...

Gatoi ‘hallvën e vdekjes’ për Ilnisën, motra e Erjolës ka dy fjalë për të

Ditën e djeshme, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në shtëpinë e BBV, ku Erjola pas debateve të shumta me Ilnisën dhe Meritonin, ka...

Modelja i nxjer gjithë të “palarat” Leonardo Di Caprios

Leonardo DiCaprio dihet se e shijon jetën prej beqari edhe pse se ka patur romanca të shumta që nga koha kur u bë një...

Qëlluan me armë të riun dhe e ndoqën për ta vrarë/ Arrestohen autorët në Pogradec

Janë arrestuar autorët e plagosjes me armë zjarri, që ndodhi pasditen e sotme në Pogradec. Mësohet se në pranga ka rënë Denis Meko dhe një...

Lufta në Kosovë, film në Hollywood

Në fokus do të jetë masakra e Reçakut E kaluara e luftës së Kosovës, ka akoma shumë për t’i treguar botës se cilat janë krimet...

Lajme të tjera

Web TV