Fusha e re në Kamëz/ Rama: Të tjera po bëhen gati për të rinj që dashurojnë futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fusha të reja sportive sipas standardeve më të mira po vihen në shërbim të profesionistëve dhe ekipeve të fëmijëve e moshave të reja në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale disa pamje nga fusha sportive në Kamzë, ku sipas tij, “do të stërviten fëmijë e të rinj që dashurojnë futbollin”.

Rama tha se “ndërkohë të tjera fusha po bëhen gati në Shkodër, Lezhë, Lushnjë, Fier, Roskovec e Berat”.

Investimi në terrene të reja sportive në çdo zonë të kryeqytetit, por edhe të qyteteve të tjera synon inkurajimin e fëmijëve dhe të rinjve drejt aktivitetit fizik.

Krijimi i hapësirave të tilla nxit dhe stimulon të rinjtë drejt një jete aktive dhe të shëndetshme.

Këto fusha pritet të jenë një aset i madh që do i përdorin jo vetëm profesionistët, por edhe amatorët, kryesisht ekipet e fëmijëve./ S.M

Të fundit

Berisha në burg?/ Shpërthen Ngjela: Është në hall të madh, partinë do ta marrë…

Ditën e sotme i ftuar në një emision televiziv ishte i ftuar avokati Spartak Ngjela i cili ka folur...

Marrëzia e Donald Trump, që do t’i turpërojë Shtetet e Bashkuara

Më shumë se pesëqind vjet më parë, Machiavelli, filozofi i praktikës politike dhe republikanizmit modern, sugjeroi, në “Diskurset mbi Livy-in”, se “nganjëherë është veprim...

Tentuan të vidhnin një biznes, arrestohen dy skifterët ‘serialë’ në Vlorë

Dy persona janë vendosur në pranga nga policia e Vlorës pasi tentuan të vidhnin një biznes në në lagjen “24 Maji”. Vlorë-Dy persona janë vendosur...

Skolioza, pse po shtohen rastet? Specialistët rendisin shkaqet

Lakimi i shtyllës kurrizore, i njohur si  gjithnjë e më shumë po prek fëmijë e të rritur. Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gabuar për...

Detaje nga zjarri në Spitalin Psikiatrik/ Pacientja i vuri flakën dyshekut në katin -1

Një incident ka ndodhur një natë më parë në shërbimin e Psikiatrisë. Shkak është bërë një paciente e cila ka qenë e shtruar më herët...

Lajme të tjera

Web TV