Carlo Ancelotti analizoi fitoren e parë në La Liga në fushën e vështirë të “San Mames”, ku sigurisht u ndal edhe të dëmtimi i Eder Miliatos, për të cilin ekziston frika e një dëmtim të rëndë si i Tibaut Courtois.
“Ka një ndrydhje në gju, nuk duket mirë. Do ta vlerësojmë në orët e ardhshme. Nuk përjashtohet që të jetë një dëmtim i rëndë.”
Ndeshja: “E kontrolluam mirë lojën. Kur ka angazhim, jemi më të fortë. Kemi rikuperuar shumë topa në pjesën e parë.”
Sistemi dhe Bellingham: Bellingham është jashtë serie, është unik. Ka shumë personalitet. Me këtë skemë jemi përshtatut dhe po punojmë mirë”.
Rodrygo: “Nuk e di sa gola mund të shënojë. Ai dhe Vini po përparojnë shumë. Do të spikatë më shumë këtë sezon. Shpresoj se do të mund të shënojë më shumë se 19 gola.”
Kepa dhe Lunin: “Lunin ka qenë shumë i mirë. Shumë i fokusuar. Ai ka qenë i sigurt dhe i përfshirë në lojë. Kepa nuk është lojtar i Realit të Madridit. Nuk mund flas për ata që janë lojtarë që nuk janë pjesa jonë.”
Kross dhe Modric: “Ata janë pjesë e një skuadre që ka shumë cilësi në mesfushë, do të luajnë shumë ndeshje. Sot ishin zëvendësues, por kjo nuk do të thotë se nuk do të jenë titullar javën e ardhshme.”