Vaksinë e re kundër Covid-19 del muajin e ardhshëm/Shtohen infektimet nga varianti “Eris”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vaksinë e re kundër Covidi 19-tës pritet të dalë muajin e ardhshëm, edhe pse ekspertët dhe analistët e shëndetit këshillojnë që vala e re e sëmundjes të pritet me gjakftohtësi pavarësisht, se sipas tyre, shtrimet në spital nga variant i ri i Omicron-it.

I pagëzuar me emrin”Eris”, po shtohen në mbarë SHBA-në. Shpresat e tyre janë që amerikanët ta mirëpresin vaksinën e re, ashtu siç do të bënin me një vaksinë të zakonshme gripi.

Megjithatë, kërkesa për vaksinat e Covid-it ka pësuar në përgjithësi një rënie të ndjeshme që prej vitit 2021, kur u vendos në dispozicion për herë të parë. Më shumë se 240 milionë njerëz në SHBA, ose 73% e popullsisë, morën të paktën një dozë të tyre, por interesi tashmë ka rënë shumë.

Pfizer – prodhuesi më i madh i vaksinave të mRNA me BioNTech – së fundi paralajmëroi se mund të t’i duhet të shkurtojë vende pune, dhe rival ii tij i madh Moderna, e pranoi se kërkesa mund të mos i kapërcejë 50 milionë dozat.

Vitin e kaluar, shitjet e vaksinave të Pfizer dhe Moderna arritën në 56 miliardë dollarë në mbarë botën; analistët parashikojnë rreth 20 miliardë dollarë për këtë vit.

Vaksina e përditësuar kundër Erisit do të ofrohet nga shtatori. Ekspertët thonë se shqetësimi nga Covidi këtë vit ka rënë ndjeshëm, ndërsa i mëshojnë idesë që vaksinimit të të moshuarve dhe kategorive të tjera të rrezikuara, të cilat mund të kenë pasoja më të rënda nëse preken nga koronavirusi./E.T

Të fundit

Vajza e tij humbi jetën në lule të rinisë/ Familja e Vangjel Tavos hap dyert e mortit

Familja e ish-nënkryetarit të Kuvendit, Vangjel Tavos, ka hapur dyert e mortit pas një tragjedia te rëndë, ku vajza...

“Duart lart se ju vramë”/ Pronarja e argjendarisë rrëfen tmerrin, ja si e grabitën

Detaje të reja zbardhen lidhur me grabitjen e argjendarisë në Kamëz, gjatë pasdites së djeshme. Pronarja e argjendarisë në Kamëz është shprehur se kanë...

Dua Lipa shfaqet e veshur me stilin që rrëmben vëmendjen në New York

Dua Lipa dukej mahnitëse me një pallto të zezë me lesh artificial në New York City të martën dhe tërhoqi vëmendjen me veshjen poshtë,...

Riaktivizohet vullkani në Malin Etna

Vullkani Etna në Italinë jugore ka shpërthyer sërish. Aktiviteti vullkanik vazhdon në Malin Etna, i cili është afërsisht 3.300 metra i lartë, në ishullin...

Aspirina, “dëmton” zemrën? Studimi viral i mjekut, Bigfarma kundër tij

TIRANË- Përdorimi i aspirinës e rrit me 26 për qind rrezikun e infarktit të zemrës tek njerëzit që kanë qoftë edhe një faktor predispozues lidhur...

Lajme të tjera

Web TV