Prag tragjedie në Himarë, shpërthen bidoni i benzinës në skaf, plagosen 4 pushues

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prag tragjedie në Himarë, për shkak të një incidenti. Pesë persona kanë mbetur të lënduar, 4 prej tyre pushues nga Kosova, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se rreth orës 17:30, në zonën e Drimadhës, Himarë, në një mjet lundrues skaf në pronësi të një kompanie turistike, që sapo kishte dalë në det nga korridori ujor i miratuar, dyshohet se si pasojë e vakumit dhe nxehtësisë, ka shpërthyer një bidon me 28 litra benzinë.

Nga sprucimi i benzinës kanë pësuar djegie të lehta shtetasit A. K., 24 vjeç, A. H., 24 vjeç, L. S. 24 vjeç dhe M. K., 21 vjeçe, të katërt nga Kosova, si dhe drejtuesi i skafit, shtetasi N. L., 32 vjeç, banues në Vlorë.

Të pestë këta shtetas kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas janë larguar pasi dëmtimet ishin të lehta.

 

 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të shkakut të përfshirjes nga zjarri, të mjetit turistik.

Të fundit

Keni probleme me kujtesën? Provoni këto dy përbërës dhe rezultati do t’iu lërë pa fjalë

Të dy këto përbërës natyralë janë fantastike për shëndetin e trurit, zemrën por dhe probleme të tjera shëndetësore. Arrat dhe...

Deklarim të rremë të pasurisë, Prokuroria e Durrësit dërgon në gjyq ish-prokurorin

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dërgon në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha, i hetuar për deklarim të rremë të pasurisë. Ish-prokurori akuzohet për “Refuzim...

Çfarë do të ndodhë në seancën e të enjtes në Kuvend?

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Socialiste. Në mbledhje u diskutua për agjendën e seancës të së enjtes. Mësohet se të...

33-vjetori e gjen PD-në të përçarë/ As festa nuk i bashkon “të djathtët”

Sot shënohen 33 vjet që nga themelimi i Partisë Demokratike, partia e parë e djathtë, e krijuar pas pluralizimit në vendin tonë. Megjithatë, ky përvjetor...

“Liridona dhe Naimi kishin një konflikt”/ Eksperti: Familjarët e tyre e dinë

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga vdekja e Liridona Ademajt, vrasja e saj mbetet e rrethuar nga misteri. Eksperti i kriminalistikës Mensut...

Lajme të tjera

Web TV