Milot Rashica rikthehet në kampionatin turk por “tradhton” Galatasarayn

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Milot Rashica e kaloi sezonin e fundit i huazuar te Galatasaray. Skuadër me të cilën fitoi titullin kampion në Turqi, duke shënuar 4 gola dhe dhuruar 6 asiste në 26 takime të zhvilluara në kampionat.

27-vjeçari nga Vushtrria do të luajë sërish në kryeqytetin turk, por jo te Galatasaray. Që nuk ushtroi të drejtën e blerjes së kartonit të tij nga anglezët e Norwich. Klub ku Rashica u transferua për 11 mln euro nga Werder Bremen (2021).

Diçka që e kanë bërë drejtuesit e Besiktasit. Bardhezinjtë nga Stambolli kanë siguruar shërbimet e sulmuesit të djathtë për 5 mln euro. Ndërkohë që Rashica do të jetë pjesë e Besiktasit deri në vitin 2027.

Kontratë nga e cila do të përfitojë 2 mln euro në sezon. Sulmuesi dardan shpreson të fitojë sërish titullin në Turqi, por tashmë me skuadrën tjetër të njohur nga Stambolli.

Në marsin e vitit 2016 debutoi me kombëtaren kuqezi të Shqipërisë, por De Biasi nuk e grumbulloi në Euro 2016. Dhe Rashica vendosi të përfaqësonte Kosovën, fanellën e së cilës e mban veshur prej shtatorit të atij viti (48 ndeshje, 8 gola).

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV