Financial Times: Turistët po vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria këtë vit ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për numrin e madh të turistëve që po e vizitojnë.

Këtë herë është “Financial Times” që i ka kushtuar një shkrim Shqipërisë me titullin “Italia e vogël: turistët vërshojnë në resortet me kosto të ulët të Shqipërisë”.

Në shkrim thuhet se italianët, por jo vetëm po zgjedhin që pushimet verore t’i kalojnë në plazhet, malet e Shqiëprisë. “Financial Times” shkruan se italianët kanë ikur nga vendi i tyre për shkak të motit ekstrem dhe kanë zgjedhur Shqiëprinë për shkak të çmimeve të ulta.

“Shumë pushues në Shqipëri janë italianë që i kanë shmangur udhëtimet brenda vendit. Mediat tradicionale në Itali e kanë cilësuar gjithashtu Shqipërinë si destinacionin “it”, duke lavdëruar plazhet e saj me rërë fildishi si Karaibet e Evropës.

Ndërsa çmimet janë rritur në Itali, turistët ndërkombëtarë janë joshur nga kostot më të ulëta shqiptare për çdo gjë, nga akomodimi në hotel deri te restorantet dhe shezlongët. Agjencia Federale e Statistikave të Gjermanisë zbuloi së fundmi çmimet e restoranteve dhe hoteleve në Shqipëri ishin 56 për qind më të ulëta se ato të Gjermanisë – duke e bërë atë destinacionin më të lirë të pushimeve në Evropë.

Disa blogerë udhëtimesh italiane kanë promovuar gjithashtu udhëtime në Shqipëri, vetëm një “shëtitje me traget të lirë” larg”, thuhet ndër të tjera në shkrimin e “Financial Times”./nsh

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV