Italianët “ia mbathën” pa paguar, pronari i restorantit në Berat: Ushqimi iu pëlqeu…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një prej restoranteve të njohura të Beratit ka denoncuar publikisht ditën e djeshme një grup turistësh italianë dhe pretendon se janë larguar pa paguar.

Restorani shpërndau disa video ne rrjetet sociale, ku dallohen katër turistët italianë që zbresin shkallët dhe pasi arrijnë te dera e jashtme ia fusin vrapit.

Viku Kadëna, pronari i restorantit ka folur për mediat dhe tha se disa vite që punon me të huaj por kurrsesi nuk ka ndodhur një fenomen i tillë. Lokalin e punon së bashku me bashkëshorten e cila mbulon arkën dhe shërbimet.

“Ky grup ishte duke u argëtuar na falenderuan për ushqimin ishin shumë të kënaqur. Ndërsa kishim shumë turistë të tjerë po u shërbenim menduam se do paguanin tek arka e cila ndodhet larg në dalje të lokalit.

Për momentimn nuk ka patur njeri tek arka dhe janë larguar nëpër rrugicat e mangalemit me vrap. Jo se më krijuan humbje të madhe por le të bëhen shembull dhe t’i ekspozojmë këta njerëz të cilët ulin poshtë veten e tyre. Siç e shikoni lokali dhe bujtina është gjithmonë plot dhe s’kemi asnjë minutë pushim. Ndaj siç e kemi ne beratasit shprehjen “pastë dorën e mbar hajduti” ose t’i përdorini ato lekë për një gjë të mire”, është shkrehur pronari i lokalit Viku Kadëna.

 

Të fundit

BE rrëzon Berishën: Nuk ka bllokim, hapen dy kapituj negociatash

Komisioni Europian ka konfirmuar se nuk ka asnjë bllokim në procesin e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë, duke përgënjeshtruar...

Reagimet e Ramës për Bashën, Berisha: Skenar, shkëmbime idilike me Lul Bravën

Thashë të informoj shqiptarët për të gjitha këto në mënyrë që të dinë, dhe kur shifni ju që gjithë këtë skenar përpiqet ta mbulojë...

Këngëtarja shqiptare trondit me deklaratën: Kam qenë viktimë e dhunës

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri, ka bërë një rrëfim të guximshëm, duke treguar për herë të parë se ka qenë viktimë e dhunës fizike...

Rama: Për Veliajn kemi dhimbje personale, drejtësia duhet të bëjë punën e saj

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Partia Socialiste ndjen dhimbje personale për Erion Veliajn, por theksoi se drejtësia duhet të bëjë punën e saj....

Von der Leyen dhe Plenkoviç diskutojnë për Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe BH

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u takua sot ”me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviç për të diskutuar mbështetjen tonë për Ukrainën, sigurinë...

Lajme të tjera

Web TV