Piloti pëson arrest kardiak dhe vdes gjatë fluturimit, avioni bën ulje emergjente

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Piloti i një fluturimi të linjës “Latam Airlines”, që u nis nga Miami me destinacion Santiagon në Kili, u sëmur gjatë fluturimit dhe vdiq menjëherë pas kësaj.

Avioni, një Boeing 787 u ngrit të hënën në mbrëmje nga Miami me 271 pasagjerë në bord, por piloti që ushtronte profesionin prej 25 vitesh, pësoi atak kardiak në fluturim.

Kapiteni u sëmur rreth një orë pasi avioni ishte nisur dhe u rrëzua në banjën e aeroplanit. Edhe pse iu dha ndihma e shpejtë, sërisht nuk mjaftoi për ta shpëtuar.

Bashkëpiloti, i cili duhej të bënte një ulje emergjente në qytetin e Panamasë, ka arritur ta ulë mrekullisht avionin në aeroportin ndërkombëtar Tocumen, në Panama.

Kolegu deklaroi se gjatë fluturimit u miratuan të gjitha protokollet e sigurisë për të shpëtuar jetën e burrit, duke thënë se ai ishte “thellësisht i prekur” nga humbja e pilotit.

“Ne jemi thellësisht të tronditur nga ajo që ndodhi dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e punonjësit tonë“, thuhet në një deklaratë të linjës ajrore./nsh

Të fundit

Opozita zbret në shesh, protestë kombëtare para Kryeministrisë

Partia Demokratike dhe aleatët e saj janë mbledhur para Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në një protestë masive...

Berisha del nga selia e PD-së, nis marshimin me militantët drejt kryeministrisë

Sali Berisha ka dalë nga selia e PD-së, rreth gjsyëm orë pasi duhej të niste protesta e opozitës në bulevardin përpara kryeministrisë. Berisha është i shoqëruar...

Zgjedhjet e 11 majit, Tom Doshi njofton futjen në garë, ja në cilin qark do të kandidoj

Tom Doshi do të kryesojë listën e kandidatëve për deputetë të Partisë Social Demokrate në Qarkun e Shkodrës. Vendimin ia ka bërë të ditur strukturave...

Vota e Diasporës/ Më të interesuarit emigrantët shqiptarë në Itali dhe Greqi

Kjo e shtunë çoi në rreth 104 mijë, numrin e emigrantëve të regjistruar për të votuar me postë në zgjedhjet e 11 majit. Shifrat e...

Pesë vendet ku nuk duhet ta mbani kurrë celularin

Në ditët e sotme është shumë e vështirë të gjesh një person që nuk ka celular. Nuk shkojmë askund pa të madje as kur...

Lajme të tjera

Web TV