Shtimi i qarkullimit nga turizmi rrit ndjeshëm aksidentet në korrik, e hëna ditë “tersi”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga pjesa e parë e vitit, kur numri i aksidenteve ishte në rënie, shtimi i lëvizjeve në kulmin e sezonit turistik ka shtuar rastet e përplasjes së mjeteve.

E hëna, kur fillon puna pas fundjavës është dhe dita që ka pasur më shumë aksidente.

INSTAT bëri të ditur se Në muajin Korrik 2023 numërohen 125 aksidente rrugore nga 105 të ndodhura në muajin Korrik 2022. Numri i aksidenteve rrugore është rritur me 19,0%.

Në Korrik 2023, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 165 persona nga 150 në muajin Korrik 2022.

Aksidentet rrugore, në 92,0% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,2% të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë rritur me 3,6%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Korrik 2023, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur ditën e Hënë me 20,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur të ditën e Martë me 11,2%.

Në muajin Korrik 2023, 25,6% e aksidenteve rrugore kanë ndodhur gjatë harkut kohor 19:00-24:00.

Në shtatëmujorin e vitit 2023, numërohen 653 aksidente rrugore nga 686 aksidente, të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i aksidenteve rrugore është ulur me 4,8%.

Numri i të aksidentuarve është 887 persona nga 971 persona të aksidentuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Aksidentet rrugore, në 13,8% të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit për shtatëmujorin është rritur me 4,7%./monitor

Lexo edhe :  Debate në Këshillin Bashkiak, demokratët kundër marrëveshjes ‘Rama-Meloni’

Të fundit

Putin urdhëron zmadhimin e ushtrisë ruse me 170 mijë ushtarë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar ushtrinë ruse të premten ta rrisë sasinë e trupave duke i...

Pagoi 30 mijë euro për vrasjen e gruas së tij, shkon në 3 numri i të arrestuarve

Policia e Kosovës ka arrestuar edhe një person të tretë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë (29 nëntor) në...

Avokatja‘ skanon’ Reformën në Drejtësi: Jemi më keq se në 2016-n

Reforma në drejtësi dhe ecuritë e saj këto 7 vite ishte tema ku juristja Adriana Kalaja gjatë një interviste televizive u shpreh se kjo...

Një tjetër epidemi po kërcënon botën/ Virusi që u shfaq në Kinë po përhapet me shpejtësi

Autoritetet në Kinë, Evropë dhe Amerikë janë në gatishmëri pasi rastet e pneumonisë misterioze po rriten me shpejtësi, me shumë pacientë, kryesisht fëmijë dhe...

Inskenoi vrasjen e bashkëshortes, këshilltari i ish-presidentit Pacolli pranon fajin

Naim Murseli ka marrë përsipër përgjegjësinë dhe fajin për porositjen e vrasjes së bashkëshortes së tij. Sipas mediave kosovare, këshilltari i ish-presidentit Pacolli, ka treguar...

Lajme të tjera

Web TV